Futboll Shqipëri Sport

LIVE/ Partizani-Tirana: Baraspeshë totale, Hebaj nderon Gegën dhe ndez atmosferën në derbi

Është duke u luajtur në “Selman Stërmasi” derbi numër 151 i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Të kuqtë e Skënder Gegës vijnë në këtë sfidë si favoritë, teksa kryesojnë kampionatin me 31 pikë në 14 ndeshja.

Koreografia

Ndërkohë që bardheblutë kanë arritur të sigurojnë vetëm 11 pikë në 14 ndeshje. Plot 20 pikë është diferenca mes këtyre 2 skuadrave, edhe pse disnivelet nuk kanë kaq të mëdha në fushën e lojës, gabimet e shumta e kanë zhytur Tiranën në krizë, teksa Partizani është duke zhvilluar sezonin më të mirë të viteve të fundit.

derbi

Të gjithë janë optimistë dhe besojnë se ky është viti i duhur që të kuqtë të fitojnë titullin pas plot 25 vitesh. Gjithsesi është ende herët. Hera e fundit që 24 herë kampionët e vendit kanë triumfuar në derbi ndaj Partizanit daton më 7 shkurt të vitit 2014.

bandicam 2018-11-30 18-10-47-662

Ashtu siç edhe lajmëroi “Panorama Sport”, portieri Alban Hoxha do ta nisë super sfidën si titullar.  Ndërkohë shiritin e kapitenit e mban mbrojtësi Belica.

Tirana tifozet

Për sa i përket formacionit bardheblu, trajneri Ardian Mema ka hedhur nga minuta e parë Grent Halilin, i cili do të zëvendësojë kështu Bedri Grecën që mungon për shkak të kartonave. Blazhevski dhe Ngo do ta nisin sfidën nga stoli.

LIVE| PARTIZANI-TIRANA 1-1

Hebaj 68′ / Halili 51′ 

KOMENTI LIVE: 

67′ GOOOOOL PARTIZANI 1-1. Shënon shkodrani Rubin Hebaj. 

64′ Përsëri Tirana rrezikshëm me Sentamun, i cili merr një top nga Halili, por në momentin e fundin ndërhyn Mala që largon rrezikun.

61′ Zëvendësim te Tirana, largohet Karabeci, në fushë Kobina.

58′ Zëvendësim te Partizani, largohet Ibrahimi në fushë Rubin Hebaj. Esat Mala merr rolin e mbrojtësit të djathtë.

57′ Pranë golit të dytë Tirana. Daja lëshon një gjuajtje të bukur nga distanca, zgjatet bukur Alban Hoxha. Topi shkon te Sentamu, që fare pranë portës ka goditur rrjetën e jashtme.


54′ Spektakël në tribuna, futbollistët i vënë “flakën” stadiumit. Lumë flakadanësh të ndezur.

51′ GOOOOL TIRANA 0-1. Grent Halili kalon në avantazh bardheblutë. Pas një rrëmuje në zonë, sulmuesi bardheblu i ndodhur në vendin dhe në momentin e duhur, e ka shumë të thjeshtë ta dërgojë topin në rrjetë. 

48′ Jurgen Bardhi provon të japë sinjalin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë të dytë, teksa gjuan nga brenda zonës, por jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë. Nuk ka zëvendësime nga të 2 trajnerët.

Përfund pjesa e parë 0-0. 

45+1′ Telushi gjen rrugën e rrjetës pas sinjalizimit të gjyqtarit për përfundimin e pjesës së parë. Protestojnë ashpër futbollistët e kuq.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Pranë golit të kuqtë, traversa i mohon golin Jasir Asanit. Dridhet porta e Abibit.

43′ Shënon Belica nga brenda zonës, por dukshëm pozicion jashtë loje.

42′ Doka ndëshkohet me karton të verdhë për prekje të topit me dorë.

40′ Pranë golit Partizani me Bardhin, i cili godet me kokë nga brenda zonës pas topit të harkuar nga e majta, por topi shkon jashtë kuadratit.

 

38′ Ibrahimi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Karabecit.

bandicam 2018-11-30 18-38-32-778

34′ Ndizet derbi Sentamu kapet me Ibrahimin.

33′ Daja provon të surprizojë me një gjuajtje nga distanca, por jashtë kuadratit.

31′ Trashi rrëzohet brenda zonës, gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë për simulim. Protestojnë futbollistët e Partizanit.

29′ Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit.

27′ Daja provon me një goditje fluturimthi në hyrje të zonës, por nuk koordinohet siç duhet.

26′ Lojë e luftuar në mesfushë, por ende skuadra nuk kanë arritur të krijojnë raste flagrante në portat kundërshtare.

21′ Asion Daja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Trashit.

19′ Daja hedh një harkim të rrezikshëm në zonë për Grent Halilin, por sulmuesi nuk arrint të kordinohet siç duhet, largon Hila.

18′ Mensah fiton goditjen e dytë nga këndi. Hasani e largon rrezikun me një roveshatë.

15′ Drithërima në portën e Tiranës, Trashi lëshon një të majtë potente nga distanca, largon në vështirësi portieri Abibi. Goditje këndi për Partizanin.

12′ Portieri Alban Hoxha, përfiton nga një ndalin i lojës, për të ndëruar dorezat.

bandicam 2018-11-30 18-12-27-975

11′ Një tjetër tentativë nga distanca, kësaj herë ishte Telushi, por sërish jashtë kuadratit.

8′ Kundërpërgjigjet Partizani me Malën, që nga 30 metra lëshon të djathtën, por topi shkon mbi kuadratin e Abibit.

6′ Imami lëshon një gjuajtje nga distanca, por goditja ishte qëndore dhe përfundon në duart e Hoxhës.

5’ Ibrahimi rrezikon me një kthim mbrapa të topit për Hoxhën, Halili me shpejtësi mundohet ta rrëmbejë topin para Hoxhës, por shkakton faull.

1′ Goditjen e parë nga këndi e fiton skuadra bardheblu, por pa arritur të rrezikojë portën e Alban Hoxhës.

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”

Related posts

FITORE E MERITUAR/3 gola me kokë, Partizani mposht me përmbysje Skënderbeun në dëborë

Delo.autor

RRËFEN PËR RACIZMIN NË FUTBOLL/ Matuidi: Më ka ndodhur edhe tek Juventus. Ka ardhur momenti të themi mjaft

Delo.autor

Manchester City shfaq interes për mesfushorin e Real Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment