Futboll Sport

Prapaskena me trajnerin e ri të Partizanit/ Në një ekip me Salihin e Pakultin, ka drejtuar 3 kuqezinj në Zagreb

Që në merkaton e dimrit është folur se Partizani është në bisedime me një trajner kroat. Por, në momentin kur Klevis Dalipi mori drejtimin e ekipit, pas largimit të Starovës, “Panorama Sport” lajmëroi se drejtuesit e klubit vijonin bisedimet me trajnerin kroat. Përpos besimit të drejtuesve për Dalipin, duket se bisedimet me kroatin janë përshpejtuar.

Gazeta ka arritur të gjejë emrin e trajnerit, i cili ka mbërritur në Tiranë dhe sot do të jetë i pranishëm në stadium për të parë ndeshjen Partizani-Skënderbeu.

Mario Tokiç është trajneri, për të cilin janë të interesuar të kuqtë. Drejtuesit kanë kohë që janë në bisedime me 42- vjeçarin, madje raunde negociatash janë kryer edhe në Zagreb. Mbrëmë, Mario Tokiç është parë në kryeqytet në shoqërinë e drejtorit Olsi Rama dhe menaxherit i FIFA-s Mario Cenolli, që është ndërmjetësi, në një nga lokalet e ish-Bllokut.

Mësohet se gjatë prej muajsh trajneri Tokiç ka nisur vëzhgimin në distancë të Partizanit, ku përveç se ka ndjekur takimet e të kuqve është mundur të mësojë çdo detaj për lojtarët dhe klubin. Me sa duket bisedimet mes palëve janë në rrugë të mbarë, gjersa trajneri kroat ka pranuar të vijë në Tiranë për ta ndjekur nga afër skuadrën.

Shpresohet që ky lajm të mos ndikojë për keq në ecurinë e të besuarve të trajnerit Klevis Dalipi, pasi Partizani ende nuk e ka arritur objektivin europian. Me gjasa, Tokiç do të jetë trajner i Partizanit në sezonin e ri, ndonëse është thënë se Dalipi gëzon besimin e plotë të presidencës së kuqe.

Kush është Tokiç- Mario Tokiç ka lindur më 23 korrik 1975 në Derventa, krahinë serbe në Bosnje-Hercegovinë. Karrierën si futbollit, Tokiç e ka nisur në vitin 1992 te Rijeka dhe pas 6 vitesh kaloi te Dinamo e Zagrebit. Në vitin 2001 u transferua në Austri te Grazer AK, me të cilin ka shënuar golin më të bukur të karrierës, në Champions ndaj Liverpulit.

Më pas kaloi tek Austria e Vjenës dhe dy sezone më pas u bë pjesë e Rapidit të Vjenës. Më këtë ekip për pak kohë Tokiç ka qenë shok skuadre me Hamdi Salihin dhe ka qenë në urdhrat e Peter Pakult, i cili aktualisht është trajner i Kukësit. Nëse vendos të marrë drejtimin e Partizanit, Tokiç do ta ketë rival ish-trajnerin e tij te Rapidi, Peter Pakult.

Me të tria skuadrat austriake Tokiç ka fituar tituj kampion dhe Kupa. Pas eksperiencës në Austri, Mario Tokiç u kthye në Kroaci, duke luajtur me NK Zagreb. Karrierën si trajner me një klub profesionist e ka ushtruar te Lokomotiva e Zagrebit në sezonin 2016-2017, por më parë ka punuar edhe me moshat.

Në sezonin e fundit ai ka qenë trajner i Eros Grezdës, Amir Rrahmanit, Herdi Prengës dhe Endri Çekicit te Lokomotiva e Zagrebit. Tokiç është një trajner i ri dhe i papunë që pas largimit nga Lokomotiva.

Related posts

Zyrtare: Sulmuesi i Chelsea kalon në Spanjë (FOTO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Liverpool dhe Roma zbresin në fushë, titullarët në Austri e Moldavi

F.autor

LIVE/ Wolves-Arsenal, Sokratis shënon golin e parë për “Topçinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment