Futboll Sport

Duel i nxehtë në “Selman Stërmasi”, ja kush pritet ta drejtojë kryendeshjen Partizani-Skënderbeu

Java e 30-të do të mbyllet sot me supersfidën që do të luhet në kryeqytet. Skënderbeu i Ilir Dajës do të tentojë që të triumfojë në këtë sfidë, si për t’u treguar “demave” se cili komandon.

Nga ana tjetër, të kuqtë tentojnë që të shpëtojnë sezonin dhe të shpresojnë për të përfituar nga ndalesa e Kukësit për vendin e dytë. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se bilbili i takimit pritet që të jetë Andi Koçi, i cili do të vendosë drejtësi në një sfidë që peshon shumë.

Kryesori i kolegjiumit të Durrësit, pritet që të ketë besimin për të drejtuar këtë ndeshje, ndërkohë që për vetë rëndësinë e ndeshjes, pritet që të ketë edhe asistentë pas portave.

Related posts

Futbollistët shndërrohen në ikona të epokës moderne në Shën Petërburg (FOTO)

Sadik.Autor

CR7 NUK NJEH MOSHË/ 24 vite duke shënuar, portugezi realizon golin e 917-të në karrierë

F.autor

E PABESUESHME/ “Juventusi duhet ta respektojë Manchester Unitedin”

Isa.Autor

Leave a Comment