Moto GP

Marc Marquez vendos për pilotin e ardhshëm te Honda

Cal Crutchlow synon një vend protagonisti te skuadra e Repsol Honda në vitin 2019. Lajmin e bënë të ditur revista britanike “MCN”. Dhe me të gjitha mundësitë piloti që mund të largohet është pikërisht Dani Pedrosa.

Për të përforcuar pozitat e tij dhe për të shpresuar më shumë, është rezultati i mirë i arritur në çmimin e madh të Katarit, që ishte edhe gara hapëse e sezonit, ku piloti britanik u rendit në vendin e katërt, ndërsa piloti spanjoll në të shtatin. Por shoku i tij i skuadrës, Marc Marquez, i intervistuar nga gazeta spanjolle “Marca”, deklaroi se nuk ka asnjë dyshim se kë preferon mes të dyve: Pedrosa. Arsyeja?

“Gjithmonë e them se në çdo skuadër, qofte te Honda, te Ducati apo dhe te Yamaha, duhen të jenë dy pilotë të fortë. Është diçka e tillë që e përmirëson dhe rrit nivelin në bokse. Nuk rrit rivalitetin, por përmirëson nivelin në skuadër.

Dhe kur ke një shok skuadre të fortë, që t’i bën edhe më të vështira gjërat, je gjithmonë i motivuar dhe i karikuar për të bërë më mirë sepse është ai rivali i parë, të cilit duhet t’i trembesh. Ka të njëjtin motor dhe të njëjtin aset. Pedrosa?

Njerëzit thonë shpesh se ka shumë vite që garon në Moto Grand Prix dhe ende nuk ka ftiuar asgjë. Por ai çdo vit fiton dy ose tre gara, çdo vit është gjithmonë aty duke luftuar për një vend në podium, për të qenë mes të parëve në kampionat. Nëse është në formë të mirë, është një nga pilotët më të mirë.”

Në garën e Katarit, Marc Marquez u rendit në vendin e dytë pas një dueli emocionues me Andrea Dovizioso, në xhiron e fundit, ndërsa ndalesa e radhës në MotoGP është në Argjentinë, këtë fundjavë.

Related posts

I PAPËRMBAJTSHËM/ Marquez “FLUTURON” në Austri, ndjekin dy pilotët e Ducati, Rossi i…

Isa.Autor

Marquez: Testet pozitive, pres një Honda më agresive

Q.Autor

MOTO GP/ 278 rrëzime gjatë 18 garave, ja pilotët që kanë përfunduar më shumë në asfalt

Delo.autor

Leave a Comment