Futboll Premier League

Prapaskenat, zbulohet si e larguan Wenger nga Arsenal

Arsenal hoqi dorë nga Arsene Wenger dhe do e paguajë atë 9 milionë paund që të linte vendin e tij të trajnerit në fund të këtij sezoni, pavarësisht se në kontratën e tij i ka mbetur dhe një vit pune. Francezi njoftoi të premten se do të lërë “Emirates” në verë, pra pas 22 vitesh në drejtimin e këtij klubi. 68-vjeçari theksoi se “është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen”, por tashmë është bërë me dije se teknikut i është kërkuar largimi nga pronarët amerikanë.

Stan Kroenke mori këtë vendim para gjysmëfinaleve të Europa League kundër Atletico Madrid që do të luhet javën e ardhshme. Wenger nuk kishte dëshirë që të largohej nga klubi, por ai i detyroi drejtuesit që t’i paguajnë vitin e fundit të kontratës në mënyrë të plotë. “Topçinjtë” këtë vit mbetën jashtë pjesëmarrjes në Champions League nëpërmjet renditjes në tabelën e klasifikimit, teksa duhet që të fitojnë Europa League që të kthehen në evenimentin më të madh për klube në Europë.

Bordi drejtues i skuadrës njoftoi largimin e tij disa javë para përfundimit të kampionatit. Shefi ekzekutiv, Ivan Gazidis përshëndeti Wenger-in të premten në mbrëmje, por në vend që të bënte lëvdata për punën e tij, ai tregoi se zëvendësimi i Wenger-it do të jetë një proces i gjatë pune. “Kam thënë se është një nga sfidat më të mëdha që duhet të përballemi”, shprehu Gazidis në fjalën e tij pas vendimit të marrë nga trajneri francez.

“Në muajt pasardhës bota do të shohë fuqinë e këtij klubi futbolli dhe të njerëzve që e përbëjnë atë. Ne nuk duhet të kërkojmë një zëvendësues të Wenger-it, por një mënyrë për të ecur përpara. Arsene nga ana e tij është shprehur se dëshiron që të largohet nga klubi dhe ta lërë këtë ekip në një vend më të mirë sesa e gjeti 22 vite më parë”.

Related posts

LIVE/ Partizani-Luftëtari: Përplasja me Telushin, gjyqtari humbet kontrollin dhe rrëzohet në fushë (VIDEO)

Isa.Autor

VENDIMATAR/ Ronaldo kalon Juventusi në epërsi ndaj Torinos dhe ndëshkohet (VIDEO)

Isa.Autor

PËRFITIMET NË BELGJIKË-ITALI/ Jo vetëm gjysmëfinalet, në “pjatë” janë edhe 5 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment