Futboll Ligue 1 Sport

“MBAPPE DO TË SHKOJË TEK REAL MADRID”/ Ish-ylli i PSG-së: Vetëm një gjë mund ta bindë të qëndrojë

E ardhmja e Kylian Mbappe vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Kontrata e yllit francez me PSG-në skadon në fund të sezonit dhe, sipas mediave më prestigjioze sportive ndërkombëtare, lojtari pritet të transferohet te Real Madrid me kosto zero.

Jerome Rothen, ish-lojtar i Paris Saint-Germain dhe opnionist i vlerësuar i RMC Sport sot, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me të ardhmen e sulmuesit.

“Nëse në gusht mundësitë për një largim të tijin ishin në 99%, tani mund të them se janë 65%. Ajo që mund të bëjë diferencën është aspekti sportiv dhe do të jetë e rëndësishme të shihet si do të mbarojë sezoni i PSG-së”, ka thënë Rothen.

“Dhe një kualifikim në çerekfinalet e Champions League në dëm të Real Madrid-it mund t’i ndryshojë gjërat në mënyrë pozitive”.

Related posts

LIVE| Andorrë-Shqipëri, Gol në sekondat e fundit. Abrashi realizon me kokë

Delo.autor

MBROJTJA E TITULLIT/ Valverde: Vështirë nuk është të fitojmë, por të fitojmë…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Interi i vendosur për ta shitur Joao Marion, 18 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment