Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Arsenal “fundos” West Ham në 10 minutat e fundit

Arsenal ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme për moralin në ndeshjen e parë që pas lajmërimit se Arsene Wenger do të largohet në fund të sezonit, duke mposhtur West Ham me rezultatin 4-1. West Ham vinte në derbin e Londrës me tre barazime në tre derbit e fundit, dhe dukej sikur të do të merrte edhe një tjetër barazim por tre gola në fund të takimit i dhanë fitoren e merituar Topçinjve.

 Ndeshja ishte e fortë në pjesën e parë me të dyja skuadrat që u mbrojtën mirë pa lejuar kundërshtarin të krijojë mundësi të pastra. Duhej goli i Montreal në minutën e 51’ për të zhbllokuar rezultatin që hapi komplet ndeshjen. Arnautovic barazon menjëherë duke u dhënë shpresë tifozëve të West Ham por tre gola në 10 minutat e fundit nga Arsenal kanë mposhtur ekipin e Moyes.

 Me futjen në fushë të Aubameyang ndryshoi loja në sulmin e vendasve, dhe Ramsey me Lacazette shfrytëzuan në maksimum shanset e tyre. Një fitore që mbran Arsenal në zonën e Europa League, ndërsa West Ham do të vazhdojë të vuajë për të mbetur në Premier League.

Related posts

RIVALITETI QË NUK VDES KURRË/ Dueli në distancë, MESSI mposht RONALDON (STATISTIKA)

Isa.Autor

Liverpool ofron 50 milionë euro për Fabinho-n

Sadik.Autor

“EURO 2020″/ E pabesueshme, Damsgard ndëshkon Anglinë nga goditja e dënimit me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment