Futboll Premier League Sport

“ËSHTË E VËSHTIRË NË PREMIER TË…”/ Del Piero: Manchesteri ishte lideri i futbollit, por era ka ndryshuar

Rikthimi i Cristiano Ronaldos në “Old Trafford” i ka fokusuar prozhektorët te Manchester United. “Djajtë e Kuq” po konsiderohen përsëri, si në kohët e arta të trajnerit Ferguson, skuadra për t’u mposhtur. Në fakt, formacioni i stërvitur nga Ole Gunnar Solskjaer është një nga pretendentët kryesorë për fitimin e trofeve të mëdhenj.

Një nga objektivat ka të bëjë me Premier League, me një agjërim 8-vjeçar që kur Sir Alex Ferguson u largua nga stoli i klubit si fitues. Sipas Alessandro Del Piero, roli i klubit në botën e futbollit ka ndryshuar thellësisht. Këto janë fjalët e ish-kapitenit dhe sulmuesit të shquar të Juventusit për “Sky Sport”:

“Manchesteri është një vend i ndryshëm nga të tjerët. Për 25 vite ka udhëhequr futbollin si lider, por tani era ka ndryshuar. Është shumë e vështirë të bësh mirë në Premier League dhe të kesh vazhdimësi. Mendoj se kjo është ajo që mungon tani në Manchester. Është i njëjti problem si te PSG. Pochettino tha se nuk kishte një ekip, por një seri kampionësh”.

Related posts

Tragjedi në Kroaci, futbollisti vdes në fushë (VIDEO)

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË/ Interesim i jashtëzakonshëm, shikoni sa ishin në konferencën e Dechamps

Delo.autor

KAMPIONATI EUROPIAN I ATLETIKËS U-23/ Sportisti shkodran renditet i pari në disiplinën 400 m (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment