Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Conte “dorëzohet”: Vitin tjetër do të luajmë në Europa League

Antonio Conte ka deklaruar se Chelsea me shumë mundësi nuk do të jetë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Italiani foli pas fitores 2-0 ndaj Southampton në gjysmëfinalet e “FA Cup”, e cila i jep mundësinë skuadrës së tij të mbetet në garë për të fituar një trofe në këtë sezon.

Chelsea është në vendin e pestë të Premier League, pesë pikë larg nga Tottenham i vendit të katërt, kur mbeten edhe katër ndeshje nga fundi.

“Jemi në finale për herë të dytë radhazi dhe tani do të synojmë me çdo kush fitoren për t’i dhënë një kënaqësi të merituar tifozëve tanë. Ata e duan shumë këtë trofe dhe ne do të japim gjithçka për t’ia dalë mbanë,” – pohoi Conte.

“Synimi ynë tani është të ushtojmë presion deri në fund për vendin e katërt në kampionat, por kemi humbur shumë pikë në këtë sezon dhe duhet të jetojmë me realitetin dhe të pranojmë faktin se vitin e ardhshëm nuk do të jemi në Champions, por në Europa League. Edhe kur erdha unë, Chelsea nuk ishte në Champions, por fituam titullin kampion,” – deklaroi italiani.

Në ndeshjen e ardhme të kampionatit, Chelsea do të luajë në fushën e Swansea.

Related posts

Panuçi: Skuadra gjeti shpirtin, nëse djemtë nuk i kam pas vetes, atëherë…

Isa.Autor

FUNDI I “EPOKËS PANUCCI”/ Myrto Uzuni: Nëse nuk fitojmë në Andorrë atëherë jemi…

Delo.autor

DËSHTON KALIMI I BRAZILIANIT TEK MANCHESTER CITY/ Joao Cancelo tashmë ka një tjetër pretendent, ja klubi i madh

Delo.autor

Leave a Comment