Futboll Ligue 1 Sport

“ËSHTË NJË PROBLEM I VEÇANTË”/ Thiago Silva zbulon klubin e ri të Neymar: Ai do të forcojë një ekip, që…

Qendërmbrojtësi brazilian, Thiago Silva, thotë se Neymar do të qëndrojë tek Paris Saint-Germainit dhe beson se ai mund ta rifitojë dashurinë e tifozëve.

Thiago Silva nuk ka dyshime se PSG duhet të “luftojë” për ta mbajtur 27-vjeçarin që kohët e fundit është shndërruar në një objektiv madhor për merkaton e Real Madridit dhe Barcelonës.

“Neymar është i domosdoshëm për PSG dhe mund t’i fitojë përsëri zemrat e tifozëve. Ai duhet të qëndrojë në klub. Ai ishte te Barça, tani është me ne dhe dua të mos largohet…”, – tha fillimisht Thiago Silva për RMC.

Është një problem i veçantë mes lojtarit dhe klubit, ndaj ne nuk mund të përfshihemi. Unë shpresoj që të qëndrojë. Ia kam thënë dhe atij, edhe pse është e vështirë t’ia përsëritësh gjithë kohës: Qëndro, qëndro… Nuk e di saktësisht se çfarë po ndodh mes tij dhe klubit. Sinqerisht, shpresoj që merkatoja të mbyllet sa më shpejt, sepse nuk mund ta duroj më”, thekson ai.

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, më parë njoftoi se Neymar e ka informuar klubin se dëshiron të largohet. Disa tifozë shfaqën pankarta në stadium, që kritikonin dhe madje ofendonin ish-sulmuesin e Barcelonës.

Marrëdhëniet e Neymar me tifozët e PSG? Është e vështirë të flitet për këtë situatë. Tifozët mund të reagonin në një mënyrë tjetër, por ata mendojnë me zemër. Unë mendoj që, nëse Neymar kthehet dhe fillon ta ndihmojë klubin, luan si vitin e kaluar, në fund të sezonit të gjithë do të jemi të lumtur, sidomos tifozët. Kjo është arsyeja pse them se ai duhet të qëndrojë. Neymar mund të na ndihmojë shumë. Nëse largohet, do të jetë e vështirë për ne. Ai do të forcojë një ekip, që ka të njëjtin qëllim si ne, Ligën e Kampionëve. Për mua nuk është mirë“, përfundoi Silva.

Ylli brazilian nuk ka luajtur fare për kampionët e Ligue 1 këtë sezon, me trajnerin Thomas Tuchel që konfirmoi se nuk do ta llogarisë sulmuesin derisa të sqarohet e ardhmja e tij.

Related posts

Simeone, për sulmuesin e Atletico: Ai është një kafshë

Sadik.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Kosova synon sot suksesin më të madh në histori të futbollit të saj

Isa.Autor

SFIDA NDAJ GENOAS/ Për Strakoshën do të jetë shumë e veçantë

Delo.autor

Leave a Comment