Futboll Premier League Sport

PREMIER LEAGUE/ Mohamed Salah shpallet Lojtari i Vitit

Sulmuesi i Liverpool Mohamed Salah është votuar lojtari më i mirë i vitit në Premier League për sezonin 2017/18.

Salah ka marrë çmimin e 45-të të edicionit që zhvillohet një herë në vit dhe ceremonia është zhvilluar në Grosvenor House të Londrës. Ai ka siguruar më shumë vota nga homologët e tij.

Çmimi votohet nga lojtarët e 92 ekipeve profesionale të Anglisë.

Ai ka mposhtur konkurrencën e David Silva, Kevin De Bruyne dhe Leroy Sane të Manchester City, Harry Kane të Tottenham dhe David de Gea që luan me Manchester United.

Megjithëse De Bruyne ka luajtur një sezon madhështor, duke fituar Premier League me Qytetarët, ai nuk arriti të mposhtte Salah për çmimin më prestigjioz vendas.

Faraoni ka shkëlqyer në vitin e tij të parë te Liverpool duke shënuar 31 gola në kampionat, një rekord që mund të thyhet duke parë që janë edhe katër ndeshje për t’u luajtur.

 

Related posts

TRAGJEDIA E EMILIANO SALA/ Ja motivi i Cardiffit për shmangien e detyrimit 17 milionë euro

Delo.autor

“PLESHTI” NËN URDHRAT E POCHETINOS/ Ja 5 formacionet që mund të nxjerrin më të mirën nga Messi tek PSG…

Delo.autor

SFIDA E MBIJETESËS ME LAÇIN/ “Bardheblutë” izolohet në stadiumin “Selman Stërmasi”, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment