Futboll Premier League

PREMIER LEAGUE/ Toure, Pires, Henry: 10 blerjet më të goditura të Arsene Wenger

Arsene Wenger ka vendosur të largohet nga Arsenal në fund të këtij sezoni 22 vite pasi mori drejtimin e “Topçinjve”, por cilat kanë qenë blerjet e tij më të mira?

10 – Gilberto Silva

I blerë për 4.5 mln sterlina nga Atletico Madrid në 2002-in, braziliani ka qenë një element kyç i skuadrës së “Të Pamposhturve” në sezonin 2003/04 dhe ka luajtur 224 ndeshje për klubin.

9 – Freddie Ljunberg

Sulmuesi suedez i krahut ka fituar 2 tituj në Premier League nën drejtimin e Wenger pasi u mor nga Halmstads BK për 3 milionë sterlina. Ai ka fituar, gjithashtu, edhe 3 Kupa të Anglisë dhe ka shënuar disa gola të rëndësishëm.

8 – Nicolas Anelka

Anelka u transferua tek Arsenal në moshën 17-vjeçare nga PSG për 500,000 sterlina dhe ka luajtur 40 ndeshje në sezonin 1997/98, kur Arsenal ka realizuar “dopietën”.

7 – Kolo Tooure

Enger e mori Toure në ekip pasi ai u paraqit mirë në një provë të zhvilluar për klubin londinez. Ai ka luajtur 326 ndeshje dhe ka qenë thelbësor në sezonin e “Të Pamposhturve”.

6 – Marc Overmars

U transferua te “Topçinjtë” për një shumë mes 5 milionë dhe 7 milionë sterlina nga Ajax dhe nuk zhgënjeu, duke realizuar 16 gola në sezonin 1997/98, atë të titullit dhe kupës.

5 – Cesc Fabregas

Pasi kaloi tek Arsenal në moshën 17 vjeç, spanjolli siguroi një vend në ekipin e parë brenda një muaji dhe u bë kapiteni i skuadrës nga 2008-a deri në 2011-ën.

4 – Robert Pires

Mesfushori sulmues u mor nga Marseille për 6 milionë sterlina në 2000-in dhe fitoi dy tituj në Premier League dhe po aq Kupa të Anglisë në gjashtë vitet e kaluara në Londër.

3 – Sol Campbell

Një nga blerjet me të befasishme të epokës Wenger. Campbell, në fakt, vendosi të transferohej te “Topçinjtë” nga rivalët e përjetshëm të Tottenham në 2001-in. Ai fitoi 2 tituj në Premier League dhe tri Kupa të Anglisë.

2 – Patrick Vieria

I blerë nga Milan për 3,5 milionë sterlina, Vieira ka qenë një nga blerjet e para të Wenger, kur ky i fundit mori drejtimin e ekipit në 1996-ën. Vieira ka udhëhequr ekipin si kapiten drejt tre titujve në Premier League dhe tri Kupave të Anglisë. Edhe ai ka qenë pjesë e skuadrës së “Të Pamposhturve”.

1 – Thierry Henry

Konsiderohet si sulmuesi më i mirë në historinë e Premier League dhe Wenger e mori bashkatdhetarin e tij pas një sezoni të vështirë në Itali. 226 gola, 2 tituj në Premier League dhe po aq Kupa të Anglisë më vonë, pjesa tjetër është histori…

Related posts

Portieri shënon nga 60 metra… në kohën shtesë (VIDEO)

Sadik.Autor

GJITHMONË SI RIVAL/ Ronaldo dhe Neymar bëhen bashkë, dhurojnë spektakël (VIDEO)

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Malaga – Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment