Futboll Seria A Sport

Ylli i Inter që u la jashtë Botërorit, Nainggolan: Justifikimet e tij ishin patetike

Radja Nainggolan ka kritikuar justifikimet patetike të trajnerit të Belgjikës Roberto Martinez pasi e la në shtëpi gjatë Kupës së Botës që u zhvillua në verë.

Mesfushori 30-vjeçar i Inter është tërhequr nga kombëtarja që prej atij momenti dhe insiston se nuk do të rikthehet, edhe sikur Martinez të zëvendësohet.

Sipas Martinez, Nainggolan është lënë jashtë skuadrës belge për arsye taktike, por vetë lojtari mendon se ai trajneri zgjodhi lojtarë që nuk kanë luajtur aq rregullisht sa ai në sezonin 2017/18.

“Ishte shumë i zhgënjyer me faktin që bëra një Europian të madh dhe më pas më lanë jashtë për asgjë,” shprehet Nainggolan për ESPN.

“Unë i shoh gjërat ndryshe: te Belgjika, kishte lojtarë që nuk po luanin me klubet e tyre dhe ata grumbulloheshin.

“Unë luaja 50 ndeshje dhe prapëseprapë mbeta jashtë. Asnjëherë nuk kam kërkuar që të luaj, por ama meritoja të isha pjesë e skuadrës përpara disa të tjerëve.”

Related posts

MERR FUND GJITHÇKA/ INTERI ka një as nën mëngë për të BLERË MODRIC

Isa.Autor

“GRUAJA JUAJ PO LIND”/ Henderson bën protagonist kameramanin (VIDEO)

Isa.Autor

AKSIDENTET E FRIKSHME AJRORE/ Nga tragjedia e United tek zhdukja e Sala-s. Pesë rastet shokuese të futbollit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment