Bundesliga Futboll Sport

Presidenti i Bayern “thumbon” Ancelotti-n

Drejtori i Bayern Uli Hoeness ka mbrojtur emërimin e trajnerit të ri Niko Kovac për sezonin e ri.

Tashmë presidenti i Bayern ka folur për mediat: “E keni parë që edhe kampionët e Champions League mund të dështojnë,” shprehet Hoeness duke thumbuar Ancelotti-n.

“Prandaj i kemi bërë gjërat ndryshe këtë herë. Kemi marrë një trajner që nuk ka fituar asgjë akoma. Mbase do të bëjë të kundërtën.”

Ancelotti kishte fituar tre herë trofeun e Champions League përpara se të shkonte te Bayern (2003 dhe 2007 me Milan dhe 2014 me Real Madrid).

Por në Munich ai fitoi vetëm Bundesliga-n dhe në sezonin e dytë është shkarkuar pas disfatës 3-0 ndaj Paris Saint-Germain.

Aktualisht trajneri italian është i papunë.

Related posts

INTER-RAPID WIEN/ “Zikaltërit” kalon në epërsi, shënon Vecino

Delo.autor

FENOMENAL/ RIBERY vendos një REKORD të pabesueshëm në Bundesligë, askush… (FOTO)

Isa.Autor

Ky do të jetë klubi pët të cilin do të luaj Isco sezonin 2018/19

Sadik.Autor

Leave a Comment