Bundesliga Futboll Sport

Pse është kaq i lumtur mesfushori James Rodriguez?

James Rodriguez u bashkua me Bayern Munchen nën drejtimin e italianit Carlo Ancelotti, por lulëzoi nën drejtimin e Jupp Heynckes dhe tani flet i entuziazmuar për mundësinë e punës me Niko Kovac, i cili vendosi të largohet nga Eintracht Frankfurt për t’u zhvendosur në Bavari gjatë verës. Ky sezon padiskutim ka qenë me dy tablo për ish-yllin e Real Madridit, i cili pas një nisjeje të avashtë shpërtheu në “Allianz Arena”, duke frymëzuar Bayern të fitonte titullin e gjashtë radhazi në Bundesliga, duke i dhënë një shtysë të madhe bavarezëve me një gol çdo 83 minuta që ai ka luajtur. Me një rol të ri, më afër sulmit ai është duke shkëlqyer, një pozicion ndryshe nga ai që i ishte kërkuar nga Zinedine Zidane në Bernabeu. Megjithatë James nuk është i shqetësuar nga perspektiva e një ndryshimi potencial të pozicionit nën drejtimin e trajnerit Kovac sezonin e ardhshëm. “Unë përpiqem të jem një opsion për çdo trajner, qoftë në mesfushë apo në sulm”, tha James për “Bundesliga.com” pas fitores 5-1 të Bayern kundër Borussia Mönchengladbach të shtunën.

“Gjithmonë përpiqem të mbështes shokët e mi duke bërë më të mirën në fushë. Sa më shumë që luaj, aq më shumë ndjej që mund të jap kontributin tim për ekipin. Kjo është ajo që unë dua, pra të luaj gjithmonë!”, vazhdoi kolumbiani. Kovaçi, ashtu si James, ishte një fitues si një lojtar. Ai u dëmtua kur Kroacia përfundoi në vendin e tretë në Kupën e Botës zhvilluar në Francë në vitin 1998. 46-vjeçari i lindur në Berlin fitoi dy herë titullin e Bundesliga dhe Kupën e DFB me Bayern në vitin 2003 dhe James nuk ka dyshim, se aftësia e trajnerit të tyre të ardhshëm është për të fituar trofe. “Ai është një trajner i ri dhe ai ka bërë mirë në Eintracht Frankfurt”, thotë kolumbiani i entuziazmuar, i cili shënoi gjashtë gola në Kupën e Botës 2014. “Unë shpresoj, se ai vjen këtu me një dëshirë të madhe për të fituar tituj. Kjo është ajo që një klub i madh gjithmonë dëshiron”.

Related posts

TJETËR TRIUMF NË MIQËSORE/ Partizani nuk zhgënjen në derbin ndaj Dinamos

Delo.autor

Mourinho i shiti të dy për 40 mln euro, tani ata vlejnë 10 fishi

Q.Autor

Gareth Bale nuk ka të ndalur shënon dy gola ndaj Kinës

Sadik.Autor

Leave a Comment