Futboll Seria A Sport

FITORJA E MUNGUAR NË KUPËN E ITALISË/ Ronaldo mendon largimin, Juventus gjen pasardhësin te Porto

Martesa mes Cristiano Ronaldo-s dhe Juventus-it mund të jetë drejt fundit. Kampioni portugez ka dhënë shenja pakënaqësie kundrejt Sarri-t në javët e fundit dhe fitorja e munguar në Kupën e Italisë e ka përkeqësuar situatën.

Faza finale e kampionatit nuk do të jetë e lehtë për trajnerin e bardhezinjve. Pavarësisht humbjes së Lazio-s dhe shkëputjes në kampionat, mbeten akoma shumë ndeshje për të luajtur, duke përfshirë edhe Champions League.

Dështimi në Champions mund të vulosë largimin nga Torino të Cristiano Ronaldo-s, i cili mund të kërkojë ta fitojë kupën me veshët e mëdhenj me një klub tjetër.

Për këto arsye drejtuesit e Juventus mund të kenë filluar kërkimet për zëvendësuesin e CR7, nëse ky i fundit do të shprehë dëshirën për t’u larguar.  Zgjidhja vjen nga Portugalia, vendi ku po hedh hapat e parë Fabio Silva, në pronësi të Porto-s.

17-vjeçari portugez ka shumë ngjashmëri me Ronaldo-n. Operacioni nuk do të jetë i lehtë, duke parë tendencën e Porto-s për të mbivlerësuar lojtarët e saj; nga ana tjetër, Juventus mund të vendosë të bëjë një sforcim për të siguruar të riun me të ardhme shumë premtuese.

Related posts

Çudira shqiptare në Kategorinë e Parë/ Besa pa rezerva në Burre

Sadik.Autor

PIRLO MERR LAJMIN E KEQ/ Mori karton të kuq pas revoltës me arbitrin, ja sa do të mungojë ylli Morata…

Delo.autor

NDIHMOI SKUADRËN PËR TË FITUAR TITULLIN/ Futbollisti i Inter-it zgjidhet lojtari më i mirë i Serisë A, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment