Boks

Qëllohet autokolona e Mayweatherit, plagoset një truprojë

Një truprojë e ish-boksierit amerikan, Floyd Mayweather, mbeti i plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj autokolonës së tij në qytetin e Atlantës.

Gregory La Rosa u qëllua në këmbë, por doli vetëm pas 3 orësh nga spitali, deklaroi policia në njoftimin zyrtar.

Mayweather besohet të ketë qenë në një tjetër automjet, ndaj dhe i ka shpëtuar pa probleme këtij incidenti.

Policia e Atlantës tha se incidenti nuk duket të ketë qenë rastësi, por mjeti i La Rosës ka qenë në shënjestër, edhe pse nuk dihet me saktësi arsyeja. Sipas të dhënave paraprake, agresori kishte pasur informacione mbi kalimin e autokolonës dhe se cilët ishin pjesë e saj.

Grupi i Mayweatherit u largua nga një restorant në orët e para të mëngjesit, pasi kishin qenë më parë edhe në një klub nate.

Zëdhënësi i policisë, Donald Hannah tha se nuk dihet nëse një incident i ndodhur më herët gjatë pasdites kishte qenë shkak i të shtënave me armë.

Mayweather, tashmë 41-vjeçar, është tërhequr nga boksi. Në gusht të vitit 2017, ai mposhti për herë të fundit sportistin e arteve marciale të përziera, Conor McGregor, duke e zgjeruar rekordin perfekt në karrierën e tij në 50 ndeshje pa u mposhtur.

Dueli mes Mayweatherit dhe McGregorit gjeneroi mbi 450 milionë paund të ardhura, duke e bërë atë një nga më të pasurit e historisë së boksit.

Related posts

BEFASON ME DEKLARATËN/ Mike Tyson: Kam pirë 53 herë helmin e zhabës së shkretëtirës, më ndryshoi jetën

Delo.autor

Dështon sfida me Wilder, Joshua pranë marrëveshjes me Povetkin

Sadik.Autor

Wladimir Klitschko, flet me fjalë të mëdha për boksierin nga Deçani Toni Kraft

Sadik.Autor

Leave a Comment