Futboll

Kjo gafë foshnjarake mund t’i kushtojë Botërorin portierit të Feyenoord (VIDEO)

Pasi mori ftesën e kombëtares australiane për ndeshjet miqësore kundër Norvegjisë dhe Kolumbisë në muajin mars, Brad Jones bëri një gafë trashanike dhe tani po shpreson që trajneri i tij ri Bert van Marwijk të mos e ketë parë. Gjithsesi, vështirë që trajneri të mos ketë mbajtur shënime teksa po mendon për listën e lojtarëve që do të përzgjedhë për të luajtur në finalet e Botërorit “Rusi 2018”.

Gjatë ndeshjes së fundit kampionatit holandez, Feyenoord po kryesonte me rezultatin 1-0 në transfertë ndaj Twente kur në minutën e 22-të, portieri australian merr një pasim në zonë por bën një lëmsh të vërtetë, duke pasuar gabimisht për kundërshtarin. Sulmuesi i Twente, Adam Maher nuk nguroi ta shfrytëzonte gabimin duke e dërguar topin në rrjetë, në atë që mund të quhet goli më i lehtë që ka shënuar ndonjëherë në karrierë.

Një gabim që mund t’i kushtoi shtrenjtë Jones në garën për të zënë vendin e titullarit në kombëtaren e Australisë, ku rivalizohet nga Mat Ryan dhe Danny Vukovic. Në një kohë që Jones shpreson se gabimi i tij do të harrohet shumë shpejt, për fatin e tij të mirë Feyenoord fitoi me rezultatin 3-1 dhe blindoi vendi e katër në Eredivisie.

Trajneri i Feyenoord, Giovanni van Bronckhorst foli me tone kritike për gabimin e portierit në fund të ndeshjes, por duhet theksuar se Jones ka bërë paraqitje të mira kohët e fundit pavarësisht gafës në fjalë. “Sigurisht, Brad nuk duhet të bëjë më gabime të tilla. Ai duhet ta kishte larguar topin sa më shumë. Për shkak të atij goli u bë më e vështirë për ne marrja e tri pikëve”, – deklaroi për mediat Giovanni van Bronckhorst. Sakaq, një video e tillë është bërë si gjithmonë virale dhe po shpërndahet me shpejtësi në të gjithë rrjetin

https://twitter.com/GoalAustralia/status/983010197122629632

Related posts

E BUJSHME/ Pas Ronaldo, është Salah viktima e radhës

Isa.Autor

UDHËTOJNË DREJT GJERMANISË/ “Zonja e Vjetër” ndjek nga afër yllin e Dortmund…

Delo.autor

JUVENTUS-FIORENTINA/ Trajneri Pirlo i beson dyshes së sulmit Ronaldo dhe Morata (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment