Europa League Futboll Sport

Radha e spektaklit në Europa League/ Në Londër luhet akti i parë, formacionet zyrtare

Arsenal do të përballet me Atletico-n e Diego Simeone. Kjo sfidë është cilësuar si një “finale e parakohshme” e këtij kompeticioni edhe për shkak të historisë që kanë bërë dhe kualiteteve që kanë të dyja në ekip. “Topçinjtë” kërkojnë me patjetër fitoren në “Emirates Stadium”, që në ndeshjen e kthimit t’a kenë më të lehtë sfidën.

Gjigantët anglezë dëshirojnë që t’a mbyllin këtë sezon me fitoren e këti trofeu, në nder edhe të trajnerit të tyre, Arsene Wenger, i cili javën e kaluar pohoi se do të largohet pas 22-vitesh në fund të sezonit. Por, nga ana tjetër edhe djemtë e Simeone janë në top-formë dhe do të bëjnë çmos që të sigurojnë një biletë për në finale. Ndaj, kjo sfidë pritet me shumë emocion nga të dyja palët. Europa League është edhe shpresa që Arsenal të sigurojë një vend për sezonin e ardhshëm në Champions League. Për këtë, dëshira dhe motivimi është më se i madh.

Wenger pritet të luajë me skemën 4-3-3 ndërsa tekniku argjentinas i gjigantëve madrilenë me skemën 4-4-2, ku sulmin si gjithnjë do t’ia besojë Antoine Griezmann. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në orën 21:05.

Formacionet zyrtare:

Arsenal (4-3-3): Cech; Bellerin, Mustafi, Koscielny, Monreal; Xhaka, Wilshere, Ramsey; Ozil, Lacazette, Mkhitaryan.

Trajner: Arsene Wenger.

Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Juanfran, Savic, Godin, Vrsaljko; Correa, Saul, Gabi, Koke; Griezmann, Gameiro.

Trajner: Diego Simeone.

Related posts

“KUALIFIKIMI NA IKU NGA DUART NË TURQI”/ De Biasi flet si shqiptar: Gjimshiti dhe Manaj janë dy…

Delo.autor

“SKËNDERBEU NA E BËRI TË VËSHTIRË”/ Hebaj: Teuta shkon në finale, ia dalim kundër Kukësit

Delo.autor

PLAS TEK MILANI/ Leonardo paralajmëron Gattuson, nëse në ndeshjen e radhës…

Isa.Autor

Leave a Comment