Futboll Premier League Sport

LIVERPOOL SFIDON “DJAJTË E KUQ”/ Gati kontrata rekord për kompaninë amerikane…

Serie A dhe Premier League, dy botë…krejtësisht të ndryshme. Jo vetëm për faktin se në Itali luhet futboll më taktik, ndërkohë që në Angli ka më shumë konkurrencë dhe më pak llogari. Aktualisht, kampionati i Madhërisë së Saj është më i pasuri në botë.

Kjo duket edhe nga të drejtat televizive. Këtë e konfirmon edhe merkato, me klubet angleze që janë gjithmonë protagoniste dhe të afta për të shpenzuar shifra stratosferike, që në Itali i ëndërrojnë. Kjo vërtetohet edhe nga marrëveshja e mundshme mes New Balance dhe Liverpool.

Vetëm pak ditë më parë erdhi lajmi i kontratës së re mes Juventus-it dhe Adidas-it, me gjermanët që do të derdhin 51 milionë euro në arkat e klubit bardhezi deri në fund të 2027-ës. Një shifër që është e paimagjinueshme në Itali, por shumë normale në Angli. Për më tepër, kjo është çfarë New Balance i garanton Liverpool-it deri në fund të 2020-ës: 45 milionë sterlina për të veshur skuadrën e Liverpool.

Por siç raportohet nga “Daily Mail”, kompania amerikane është e gatshme për ta dyfishuar çmimin e marrëveshjes duke filluar nga sezoni 2020/21. Në fakt, vëmendja është tek rekordi i United, që merr nga 75 milionë sterlina në vit nga Adidas.

Sipas “Daily Mail”, një burim pranë klubit ka konfirmuar dëshirën e klubit për të arritur një marrëveshje superiore në krahasim me atë të rivalëve të përhershëm. “Liverpool kërkon të arrijë marrëveshjen prej 75 milionësh në vit, njësoj si Manchester United. Klubi është i lumtur të vazhdojë me New Balance, por nëse oferta e duhur nuk vjen, atëherë Liverpool  nuk do ta ketë problem të kërkojë për një sponsor të ri teknik”.

Për më tepër, “Të Kuqtë” janë shumë të ndjekur nëpër botë: “Klubi është rikthyer sërish protagonist në Europë dhe po lufton për të fituar titullin e Premier League. Sezonin e shkuar, Liverpool ka qenë skuadra angleze më e ndjekur në botë, me mbi 880 milionë spektatorë”. Një publik potencial shumë i rëndësishëm për një sponsor. Për të cilin “Të Kuqtë” do të kërkojnë një shumë marramendëse.

Related posts

KURSET PËR PËRGATITËSIT ATLETIKË/ Arrigo Saki mesazh për futbollin shqiptar: Është e rëndësishme për të ardhmem tuaj që…

Delo.autor

FITUAN “KUPËN E MBRETIT”/ Messi: Shumë speciale ta ngre lart trofeun e parë…

Delo.autor

I DHUROI FITOREN JUVENTUSIT/ Talenti italian: Jo vetëm rekorde, një ditë shpresoj të bëhem si…

Delo.autor

Leave a Comment