Champions League Futboll Sport

Ramos kthehet për të udhëhequr Realin, dopieta e tij është e freskët

Ai madje pësoi një dëmtim të rëndë duke thyer hundën në atë ndeshje, por takimi tjetër kundër Bayern ishte edhe më i dhimbshëm, pasi ai humbi një penallti vendimtare në gjysmëfinalë të sezonit 2011/12 në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, dy përplasjet e fundit me Bayern kanë qenë pozitive për të, pasi Real Madridi e mposhti ekipin nga Bavaria në rrugën e tyre për triumfin në Champions League në sezonet 2013/14 dhe 2016/17. Real Madridi fitoi 5-0 ndaj Bayern Munchen në gjysmëfinale të Champions në sezonin 2013/14, duke shënuar dy gola nga Sergio Ramos dhe të dy ishin nga goditje të lira në “Allianz Arena”, një arenë ku Real Madridi do të shpresojë t’u shkaktojë sërish probleme kampionëve të Bundesliga.

Për Ramos, këto dy gola ishin mënyra e përkryer për të harruar takimin e tij në sezonin 2011/12 me Bayern, kur humbi një penallti në “Santiago Bernabeu”. Përleshjet e tij me Bayernin kanë sjellë gëzim dhe trishtim në të njëjtën masë gjatë viteve të fundit dhe ai do të shpresojë, që takimi i këtij sezoni të jetë i lumtur.

Related posts

Allegri: Këta futbollistë të Juventusit do të mungojnë ndaj Crotones

Sadik.Autor

Barcelona pret oferta për Cillessen, pritet lëvizja e Napolit

Sadik.Autor

DERBI MILANEZ/ “Kuqezinjtë” kanë shancet të thyejë mallkimin 3-vjeçar, ja rezultatet e fundit

Delo.autor

Leave a Comment