Futboll Seria A Sport

Pas kthimit në Europë/ Po projektohet “Milani i ri” pa Mirabellin dhe Fassonen

Europa ka shpëtuar, Milan mund të mendojë për të ardhmen me qetësi. Ka qenë një javë historike për klubin kuqezi, që, pasi ka marrë vendimin pozitiv nga CAS, po përgatitet për krijimin e strukturës së re të klubit, të ideuar nga Paul Singer. Të shtunën parashikohet të zhvillohet mbledhja e ortakëve dhe e këshillit administrativ, në përfundim të së cilës do të emërohen këshilltarët e rinj dhe presidenti: Paolo Scaroni është favorit.

Nëse rruga drejt presidencës duket e qartë, teksa të gjitha të dhënat çojnë drejt ish-numri një të Eni-t (Opratori i Shpërndrejs së Energjisë Elektrike në Itali), pas mbledhjes së këshillit administrativ mund të ndryshojnë edhe role të tjera. Një nga ata që rrezikojnë është Mirabelli, i cili mund të zëvendësohet nga Leonardo në rolin e drejtorit të përgjithshëm.

Ndërkohë, në fillimin e javës së ardhshme, Gordon Singer (djali i Paul, pronari i fondit Elliott) do të vendosë në Londër administratorin e ri të deleguar të Milan, që do të marrë vendin e Marco Fassone. I preferuari është Ivan Gazidis, drejtues aktual i Arsenal, Gandini dhe Carnevali janë emrat e tjerë.

Related posts

I FRIKSHËM PËR TË GJITHË BOTËN/ Ja si do të ishte Juventus me trajner Guardiolën (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

VLERËSIMI I CIES/ Kumbulla në “TOP 5”, i lë “targën” Van Dijk dhe Varane

Delo.autor

SUPERSFIDA/ Sa shumë yje në “Bernabeu” për River-Boca (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment