Champions League Futboll

Reagimet/ Heynckes i ngazëllyer, Butragueno do finalen

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic ka komentuar shortin e hedhur sot në kuadër të fazës gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që e përballi me Realin e Madridit. Në një prononcim për gazetarin spanjoll, Joe Walker ai ka thënë se dëshirojnë që këtë vit të mundin Realin dhe kapin finalen.

“Është një kundërshtar me të vërtetë i mirë, jemi përballur me ta vitin e kaluar. Këtë vit duam të bëjmë më mirë për të arritur në finale. Për të arritur këtë objektiv duhet të mundim çdo ekip. Jemi optimistë”- ka thënë ai.

Për këtë përballje ka dhënë opinionin e tij edhe trajneri aktual i bavarezëve, Jupp Heynckes. Numri një i pankinës së gjigantëve të Bundesligës është shprehur pozitiv për shortin, madje e ka cilësuar “ndeshje të çmendur” atë ndaj “Los Blancos”.

“Kam kujtime të mira për tripletën. Kemi luajtur kundër Juventus dhe Barcelonës në shtëpi. Shpresoj që kjo të jetë një shenjë e mirë. Bayern – Rea? Do të jetë një ndeshje emocionuese, super e çmendur, në kuptimin e mirë të fjalës”- ka thënë bosi i kampionëve të kampionatit gjerman.

Nga ana tjetër për këtë sfidë ka reaguar edhe drejtori i Marrëdhënieve me Publikun pranë klubit të Real Madrid, Emilio Butragueno.

“Duhet të marrim një rezultat të mirë në Munich që të kthehemi optimistë në Bernabeu. Në këtë fazë të këtij kompeticioni është e pamundur që të mos vuash. Ne duam të shkojmë patjetër në finale. Ka qenë një short i vështirë për ne këtë sezon në Champions League, Paris Saint Germain, pastaj Juventus dhe tani Bayern Munich. Është një ekip i shkëlqyeshëm dhe ne duhet të japim më të mirën tonë në të dy ndeshjet që të kapim finalen”- ka thënë ai.

Ndeshja e parë Bayern Munich – Real Madrid do të luhet në “Allianz Arena” më 24 prill ndërsa ajo e kthimit në “Santiago Bernabeu” luhet më 1 maj.

Related posts

E BUJSHME/ Keidi Bare gati të ndryshojë ekip, pranë kalimit te skuadra tjetër spanjolle

Delo.autor

THYEN “MALLKIMIN” NË KROACI/ Ish-sulmuesi i Kukësit hyn si zëvendësues dhe realizon dopietë (VIDEO)

Delo.autor

U eliminua nga Maribori, por mediat sllovene i bëjnë elozhe Partizanit

Sadik.Autor

Leave a Comment