Futboll Sport

GAFA E PABESUESHME/ Ajax lë blerjen rekord gabimisht jashtë listës së Europa League

Blerja rekord e Ajax, Sebastien Haller, është lënë gabimisht jashtë listës së Europa League.

“Është e vërtetë se Haller nuk është në listën tonë të Europa League”, ka konfirmuar një zëdhënës i Ajax për ESPN. “Po punojmë me federatën holandeze dhe UEFA-n për të kuptuar se çfarë ka ndodhur”.

Nuk është e qartë nëse gabimi ka qenë i Ajax-it, federatës holandeze ose UEFA-s, por nëse është faji i klubit, atëherë Ajax do ta ketë të pamundur ta ndreqë gabimin.

Haller u transferuar tek Ajax nga West Ham në janar për 22.5 milionë euro, një shifër rekord për klubin holandez.

26-vjeçari ka shënuar 2 gola në 6 ndeshjet e luajtura me skuadrën e re dhe e kishte të sigurt vendin në listën e Europa League.

Related posts

MESFUSHORI DANEZ E EKZAGJERON: BALE është shumë afër MESSIT dhe CR7

Isa.Autor

BËN PARASHIKIMIN E BUJSHËM PËR CR7/ Sherwood: Solskjaer duhet ta pranojë…

Delo.autor

ARRESTIME E “ULTRASVE” TË JUVENTUS/ Zbardhen përgjimet mes tyre dhe Bonucci

Delo.autor

Leave a Comment