Futboll

Real Madrid monitoron tre futbollistë nga Manchester United

Real Madrid po monitoron tre futbollistë të Real Madrid me synimin për të marrë dikë prej tyre gjatë merkatos së verës.

Shtypi anglez ka shkruar prej kohësh se “Los Blancos” po ndjek portierin David de Gea, teksa kohët e fundit janë lakuar edhe emrat e Paul Pogba dhe Anthony Martial dhe i sakrifikuari mund të jetë Gareth Bale.

Real Madrid e di mirë se United pëlqen Bale dhe është gati ta fusë në tratativa, teksa në të kaluarën “djajtë” janë interesuar edhe për mesfushorët e qendrës Modric dhe Kroos, por transferimi i tyre është më i vështirë.

De Gea ka një kontratë deri në vitin 2020 me United dhe nëse nuk rinovon gjatë verës është e qartë se dëshiron të shkojë në “Bernabeu”, ashtu si flitet prej kohësh. Ai mund të shkëmbehet kokë më kokë me Bale, që qëndroi në stol për 90 minuta gjatë çerekfinales së Champions Leauge.

Kohët e fundit, francezët Pogba dhe Martial nuk kanë luajtur shpesh te United dhe nëse situata vazhdon e tillë, Real do të interesohet për ta duke qenë se çmimi i ka rënë ndjeshëm.

Related posts

TËRBOHET SHQIPTARI/ Lojtari i NJOHUR nuk përmbahet ndaj arbitrit : Duket që është ROP*IRË (FOTO)

Isa.Autor

Vidal, prioritet i verës për mesfushën e Mourinhos

Q.Autor

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja, Juventusi pranon ofertën e rivalëve

Sadik.Autor

Leave a Comment