Futboll La Liga

Reali dhe Atletico ndahen në paqe në derbin e Madridit

Mbyllet në barazim 1-1 derbi i Madridit mes Real dhe Atletico, me dy gola që u shënuan në harkun e katër minutave në fillimin e pjesës së dytë.

Atletico mbetet në vendin e dytë të La Liga, me katër pikë më shumë se Real i vendit të tretë, por plot 11 pikë pas Barcelonës, që fitoi 3-1 ndaj Leganes, të shtunën në mbrëmje dhe marshon drejt titullit kampion.

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, Cristiano Ronaldo kaloi në avantazh Real në “Bernabeu”, pas krosimit të Gareth Bale, duke realizuar golin e 23-të në këtë kampionat, gjashtë më pak se golashënuesi më i mirë Lionel Messi.

Por i pabesueshëm është fakti që Ronaldo ka shënuar në të dhjetë ndeshjet e fundit në të gjitha veprimtaritë për një total të pabesueshëm prej 20 golash në këto takime. (24 gola në 13 ndeshjet e fundit).

Gjithsesi, avantazhi i “Los Blancos” zgjati vetëm katër minuta, pasi francezi Antonie Griezmann vuri baraspeshën për të besuarit e Simeone.

Real Madrid nuk arriti të fitojë për herë të pestë radhazi kundër Atletico Madrid në “Bernabeu”, i ndalur edhe nga pritjet e Oblak. Vlen për t’u përmendur se nga 36 goditjet e fundit në kuadratin e Atletico në La Liga, portieri i tyre ka pritur 32…

VIDEO / Dy golat në derbi…

 

Related posts

PRAPASKENA/ Bisedë vetëm 1 minutë në telefon, Suarez nuk kundërshton kërkesën e Koeman

Delo.autor

Pikantet Tirana-Shënkolli/ Tension në pankinë, era “kundër’ trajnerit të Shënkollit

Q.Autor

SHËNOJNË NGA MBROJTJA NË SULM/ Interi kooperativë golash, Dzeko udhëheq skuadrën

Delo.autor

Leave a Comment