Futboll

Realizon supergol nga 60 metra, Xhevahir Sukaj i lë pa mend të gjithë (video)

Xhevair Sukaj ka shënuar ndoshta golin më të bukur të tijin në karrierë. Ka qenë minuta e 45-të e ndeshjes së sotme, ndaj Lushnjës, në “Loro Boriçi”, kur goleadori i njohur shkodran ka tentuar kundërsulmin ersonal nga zona e Vllaznisë.

Pasi i ka rezistuar një ndërhyrjeje të gabuar të kundërshtarit, Sukaj nuk ka rënë, por ka goditur nga rreth 60 metra largësi, pa e kaluar mesin e fushës, duke e dërguar topin drejt e në rrjetën e portës lushnjare, me Spahon e dalë përpara, që nuk e priste kurrsesi një kryevepër të tillë nga Sukaj.

Ai ka mbetur i shtangur dhe pa mend, ashtu si krejt ata që do ta shohin këtë mrekulli. Tifozëria kuqeblu në delir, ndërsa sulmuesi shkodran është gjendur nën përqafimet e shokëve të skuadrës dhe stafit teknik, sepse gola të tillë janë të denjë vetëm për yje botërorë, si Ronaldo, Messi, Ibrahimovic etj. Me siguri, ky gol i Sukajt do të bëjë xhiron e mediave të botës, sepse është jashtëzakonisht i veçantë, realizohet nga një largësi e pozicion ku rrallëkush mund të konkludojë.

Related posts

Përforcimi i parë për Lopetegui vjen nga kampionati francez

Sadik.Autor

DRAMA E ISH-FUTBOLLISTIT DHE VESET! Nga kampion Italie përkrah Maradonës në endacak

Delo.autor

Manchester City përgatit rinovimin me kampionin e botës 

Isa.Autor

Leave a Comment