Futboll Sport

REALIZOI DOPIETË NË FITOREN NDAJ BAYERN/ Ylli Mbappe futet në histori. Ja rekordi që vendosi…

Kilië Mbape i dha fitoren PSG-së ndaj Bajernit, në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampioneve.

Sulmuesi francez shënoi dopietë golash, duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së tij. Përveç dopeitës së golave, tashmë Mbape është futur edhe në historinë e Ligës së Kampioneve. Francezi bëhet lojtari i parë në histori, i cili shënon 6 gola në fazën me eliminim në Ligën e Kampioneve.

Mbape i shënoi plot 4 gola Barcelonës në fazën e 1/8-ve, tripletë në “Kamp Nou” dhe një gol në ndeshjen e kthimit. Me dopietën e sotme, 22-vjeçari shkon në kuotën e 6 golave në Champions, pas fazës së grupeve, një rekord që nuk e kishte arritur askush tjetër më parë.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Panucci i beson një debutuesi, shiriti sërish ndryshon krah

Isa.Autor

FOTO/ Vdes para ndeshjes sportisti i njohur, shoferi i dehur e shtyp me makinë

Q.Autor

E duan disa klube të mëdha, ja cilin zgjedh Skriniar

Q.Autor

Leave a Comment