Futboll Ligue 1 Sport

Rivaldo: Neymar nuk do ta fitojë kurrë Topin e Artë po qëndroi te PSG

Numri 10 i Brazilit në Kupat e Botës 1998 dhe 2002 Rivaldo ka këshilluar yllin aktual të përfaqësueses amerikano-latine, Neymar, të largohet nga PSG dhe të rikthehet në Spanjë.

Ish-lojtari i Barcelona-s pretendon se nëse Neymar kërkon të fitojë Ballon d’Or, atëherë duhet të largohet nga kampionati francez për të mirën e tij, dhe Real Madrid mund të jetë rruga e duhur.

“I kam thënë se mund të bëhet më i miri në botë,” shprehet ai për GloboEsporte.

“Por besoj se nëse qëndron te PSG, nuk do të jetë asnjëherë më i miri. Futbolli i duhur për të është ai spanjoll.

“Është e vështirë. Jam duke folur për futbollin, për kompeticionin. Rikthimi te Barcelona është i vështirë për shkak të situatës së tij. Por mendoj se ai ka një mundësi të mirë te Real Madrid.

“Aty ai mund të bëhet më i miri në botë.”

Related posts

ZHGËNJEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Debutim i hidhur për portierin shqiptar, pëson 5 gola nga skuadra e njohur

Delo.autor

Publikohen formacionet zyrtare midis Manchester United dhe Swansea/ Pogba nga minuta e parë

Sadik.Autor

ANCELOTTI PAS BARAZIMIT TË NAPOLIT/ Ne jemi përpara PSG

Isa.Autor

Leave a Comment