Futboll Sport

Challandes OPTIMIST/ KOSOVA ka TALENTE, jemi të etur për objektiva të mëdha

Kosova është gati për rrugëtimin e saj në Nations League. Këtë e kanë përsëritur trajneri Bernard Challandes dhe kapiteni Samir Ujkani këtë të enjte në Baku, në konfernecën për mediat për ndeshjen me Azerbajxhanin, që konsiderohet shumë e rëndësishme për ecurinë e Kosovës në këtë kompeticion, pikërisht në Grupin 3 të Ligës D. Challandes e vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, por ishte i bindur se skuadra e tij do të kthehet me rezultat pozitiv nga “Vendi i Zjarrit”.

Përballemi me skuadrën më të fortë në grup, por nëse kundërshtarët tanë kanë ambicie për t’u kualifikuar, pse të mos kemi edhe ne. Jemi skuadër e re, por me lojtarë të mirë. Përmes lojës sonë do të përpiqemi të marrim rezultat pozitiv. Kosova është një vend i veçantë, ka shumë lojtarë cilësorë. Në ndeshjet e fundit e kemi përmirësuar shumë lojën tonë. Kam besim se do të marrim rezultat të mirë.

I pyetur për mungesat e Besar Halimit dhe Valon Berishës në mesfushë, 67-vjeçari u shpreh optimist se lojtarët që do t’i zëvendësojnë do ta bëjnë më së miri punën e tyre.

Mungesat e Besar Halimit dhe Valon Berishës ndikojnë, por ne kemi lojtarë të tjerë kreativë që do të na ndihmojnë. I njohim edhe cilësitë e kundërshtarit, por ne kemi besim se do të marrim rezultat të favorshëm.

Tepër të vështirë e cilësoi këtë takim edhe kapiteni Samir Ujkani, që sikurse trajneri Challandes beson se Kosova mund ta nisë mbarë “Nations League”.

Related posts

Manchester United ofron 48 milionë euro për Vidal

Sadik.Autor

“KAM MARRËDHËNIE TË MIRË ME KRYEMINISTRIN”/ Jose Mourinho dhe Roma mbërrijnë në Tiranë

F.autor

“MOS I PASO ATIJ, PO LUAN KUNDËR NESH”/ Plas tek Real Madrid, ja biseda e Benzema me shokun e skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment