Futboll Sport

Ardi Behari nuk ka shkopin magjik, por: Në fund bëjmë llogaritë

Ardi Behari është trajneri i ri i skuadrës së Flamurtarit. Normalisht një trajner emergjence në Vlorë, i cili merr në dorë situatën pas largimit të trajnerit Shpëtim Duro dhe ndihmësit të tij. Megjithatë, kush më mirë sesa një vlonjat mund të drejtojë ekipin në këtë situatë të vështirë. Por, brenda dy ditësh Ardi Behari thotë se lojtarët kanë ndryshuar mentalisht, duke treguar se kanë marrë përsipër përgjegjësitë.

I pyetur pas ndeshjes, Behari tha se nuk ka shkop magjik për të ndryshuar situatën, por është fryma e mirë brenda grupit ajo që e motivon më tepër për të ardhmen. Tri pikë që e bëjnë Beharin të shpresojë më shumë për Europën, pasi diferencat nuk janë të mëdha me Luftëtarin e vendit të tretë, vetëm 4 pikë.

“Asgjë nuk ka ndryshuar te skuadra. Me dy ditë vetëm të jesh magjistar ndryshon diçka. Është puna e stafit të kaluar, i përshëndes për punën e bërë. Lojtarët janë bërë më të përgjegjshëm. Humbjet e çuan skuadrën këtu ku jemi. Nuk është rasti të them se ka ndryshuar diçka”.

“Diferencat e skuadrës tonë me kundërshtarin ishin të mëdha. Qëllimi jonë ishte të ndryshonim situatën, pjesën e përgjegjshmërisë së lojtarëve. Janë të njëjtët lojtarë, ata që kanë qenë në dy fazat e para në vendin e dytë. Në fund do të bëjmë llogaritë ku do të arrijmë. Ndeshjet merren një nga një”.

“Ishte një zgjidhje brenda familjes. Është një ndarje përgjegjësish. Të tërë kemi pjesë tek ecuria e skuadrës, qoftë pozitive apo qoftë negative. Ne jemi mësuar. Jam mësuar me vështirësitë. E veçanta e kësaj radhe është se jemi të gjithë bashkë për të ndryshuar këtë skuadër”.

Related posts

Dynamo Kiev-Lazio, shënohet ky gol i rëndësishëm në Ukrainë

Q.Autor

ZYRTARE/ Klubi italian kalon në pronësi të amerikanëve për 100 milionë euro

Delo.autor

E BUJSHME/ Ylli i Napoli afrohet me Interin, gati të refuzojë rinovimin!

Delo.autor

Leave a Comment