Bundesliga Futboll

A do të jetë Hasenhuttl trajneri i Bayern Munich? Surprizon Rangnick

Bayern Munich mund të jetë shumë pranë trajnerit Ralp Hasenhuttl, për t’i dhënë atij “timonin” e skuadrës për të ardhmen. Është menduar që ai të marrë drejtimin e ekipit me largimin e paralajmëruar të Jupp Heynckes, por tashmë nga ekipi i RB Leipzig dalin fakte të reja rreth kontratës.

Pak para ndeshjes së sotme mes RB Leipzig dhe Bayer Leverkusen, drejtori sportiv i “Demave” Ralf Rangnick ka sqaruar situatën, ku është shprehur se nuk duhet të nxitohet për trajnerin. “Ne duam ta mbajmë atë për një kohë të gjatë, por kjo do të më kushtojë shumë telefonata”, tha Rangnick.

Hasenhuttl më parë ka thënë se se ka pasur kontakte për një zgjatje të kontratës. Emri i trajnerit 50-vjeçar ka qenë i lidhur ngushtë me ekipin e Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, ku mund të transferohet në fund të këtij sezoni. Por, Rangnick edhe njëherë sqaron se tekniku austriak “vitin e ardhshëm do të jetë padiskutim trajneri i skuadrës tonë, madje kemi dhe një opsion për të zgjatur kontratën”.

Related posts

FOTOGALERIA E “LA GAZZETTA DELLO SPORT”/ Ja 5 stadiumet që po shkruajnë të ardhmen, mes tyre edhe “Air Albania Stadium”

Delo.autor

Giampaolo: Sampdoria ende në garë për Evropa Leaguen

Sadik.Autor

STRAKOSHA pas humbjes me NAPOLIN: Mos e bëni TRAGJEDI, edhe JUVENTUSI…

Isa.Autor

Leave a Comment