Të tjera

Roger Federer: Doja të bëhesha futbollist

Roger Federer, tenisti zviceran më i titulluar në këtë sport, me 20 ‘Grand Slam’ në karrierën e tij, ka habitur së fundmi me një deklaratë për mediat helvete.

36-vjeçari që ka qëndruar për 308 javë si numri 1 i botës, më shumë se askush tjetër, është shprehur se në fillimet e tij në sport ka dashur të bëhet futbollist.

“Sot do të isha një ish-futbollist. Dikur kam dashur të bëhesha futbollist, më pëlqente të luaja në mesfushë dhe të shënoja gola. Në fund zgjodha tenisin, pasi doja ta kisha unë kontrollin e gjithçkaje dhe jo të varesha nga portieri apo mbrojtësi”, u shpreh Federer.

Related posts

NBA/ Toronto komandon në Lindje, Washington ndal hovin e Clippers

Isa.Autor

Dopingu në peshëngritje, ndërkombëtarët mbështetje KOKSH: Tolerancë zero

Sadik.Autor

E TRISHTË/ Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kampioni i peshëngritjes

Delo.autor

Leave a Comment