Champions League Futboll

Roma eliminon Barçën, Valencia humb 11 milionë euro

Barcelona ka dalë nga Champions League dhe Valencia ka derhur lot bashkë me katalanasit. Kjo është ajo që ka ndodhur në Spanjës pas “remuntada”-s së bujshme të realizuar nga Roma e Eusebio di Francesco-s. Siç ka bërë të ditur e përditshmja iberike “Superdeporte”, klubi i kinezit Peter Lim do të kishte fituar plot 11 milionë euro nëse Barcelona do të kishte arritur të paktën deri në gjysëmfinale.

Sipas shtypit spanjoll, mes dy klubeve duket se ka pasur një marrëveshje pas transferimit të Andre Gomes në “Camp Nou” në verën e 2016-ës për rreth 50 milionë euro. Katalanasit i kishin premtuar Valencia-s një shpërblim në bazë të ecurisë së ekipit të Valverde-s në Champions League. Një shpërblim që nuk do të përfitohet nga “Los Che” pas mbrëmjes së “Olimpico”-s.

Kështu, Valencia do të arkëtojë vetëm 1 milion euro falë arritjes së katalanasve në çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Related posts

JO VETËM RAMOS/ Zidane humbet edhe Benzema, Reali i përgjysmuar përballë Inter

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Milan arrin akordin me trajnerin e njohur…

Delo.autor

IA KALON PORTIERIT KEPA/ Ja si Kushëriri i Eto’o-s shan e kërcënon trajnerin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment