Formula 1

Verstappen ka një shpjegim se përse Hamilton e sulmon atë

Max Verstappen akuzon kampionin në fuqi të botës, Lewis Hamilton se e sulmon atë sepse është i ri. Deklarata e pilotit të Red Bull u bë ndërsa ai bashkë me rivalin e Mercedes mbërritën në Kinë, ku do të përgatiten për Çmimin e Madh të Kinës.

Britaniku e quajti Verstappen “trap” pasi ata u përplasën në pistë në garën në Bahrein sepse nuk tregoi respekt dhe bëri që skuadra e belgut të humbte pikë. Por të enjten ai kërkoi falje në një përpjekje për ta shtendosur përplasjen midis tyre.

“Përse? Sepse është e thjeshtë dhe e lehtë që të fajësosh një shofer më të ri. Kjo është mënyra e vetme se si unë shoh këtë.” Si pasojë e përplasjes, Verstappen u detyrua që të dilte nga gara dhe herët.

Vetë belgu nuk tregoi ndonjë shenjë pendese në lidhje me këtë incident. “Kjo është garë, ndonjëherë funksionon, e ndonjëherë nuk funksionon. Vitin e kaluar në Meksikë funksionoi, kurse këtë herë jo. Unë nuk do të ndryshoj. Nuk bëra asgjë të keqe. U përpoqa që të parakaloja një makinë dhe e kërkova këtë.”

Por me kampionatin botëror të Formula 1 që sapo ka nisur, dyshja pritet që të përplaset sërish. Hamilton synon që të fitojë një titull të pestë kampion. Ai nuk ia doli që të fitonte as në Australi dhe as në Bahrein, dy garat e parë të këtij kompeticioni.

Piloti i Mercedes tregoi se ai i kërkoi falje Verstappen në pistën e Shanghait, ndërsa skuadrat kanë mbërritur e po përgatiten për garën e tretë të botërorit.

“Ndërsa ne ishim duke firmosur për fansat unë i shtrëngova dorën dhe i thashë se më vjen keq për garën fundit”, u shpreh Hamilton, i cili është 13 vite më i madh se sa Verstappen.

“Është mirë kur tregon respekt dhe pavarësisht se unë jam piloti më i vjetër, në fakt është me rënësi që jam më i vjetri, e ndjeva se ishte me rëndësi që të shkoja e ta takoja. Nuk ka rëndësi kush e pati fajin, pasi kjo është e shkuara

Shpresoj që kjo shenjë respekti të tregojë se ne mund të nisim një tjetër kapitull, të vazhdojmë të garojmë, sepse kjo ka rëndësi mes pilotësh.”

Britaniku shtoi se ai do të tregohet më i kujdesshëm tani pas përfundimit të garës.

“Do të tregohem më i kujdesshëm. Këto vite kam qenë korrekt dhe kjo ishte hera e parë që harrova se kamera ishte këtu.  Pas gare ka shumë adrenalinë dhe prandaj nuk u përmbajta. Por është mirë kur tregon pak emocion në sport. Pastaj në Hokej, asnjë nuk e vret mendjen, madje ata zihen me grushte. Në NASCAR ka shtyrje e grushte, por nëse ndodh këtu, karriera jote merr fund.”

Related posts

ZYRTARE/ Ndryshon orari i fillimit të garave të Formula 1

Delo.autor

FORMULA 1/ Tifozë me short, Spanja hap dyert për 1000 spektatorë

Delo.autor

FORMULA 1/ Wolff: Ja çfarë kërkon Hamilton që të rikthehet në pistë

Delo.autor

Leave a Comment