Futboll Seria A

Roma kërkon Justin Kluivert por nuk harron as Balotellin

Në pritje për të rinovuar kontratën e mbrojtësit të djathtë të talentuar Luca Pellegrini, i lindur në vitin 1999, Roma është vënë në ndjekje të Justin Kluivert, djali i ish-futbollistit të njohur holandez Patrick Kluivert, që gjatë karrierës së tij luajti me Ajax, Milan e Bacelona.

Justin Kluivert, 18 vjeç, është titullar te Ajax dhe kohët e fundit është grumbulluar edhe nga kombëtarja e Holandës. Ai ka një kontratë deri në vitin 2019 me Ajax dhe gjithashtu ndiqet me kujdes nga Barcelona dhe Manchester United.

Ndërkohë, vazhdojnë kontaktet mes verdhekuqeve dhe Balotelli. Monchi dhe Mino Raiola janë takuar dhe kanë nisur të punojnë për këtë transferim, pasi kanë marrë edhe aprovimin e trajnerit Di Francesco. Problem i vetëm është paga e lartë e lojtarit. Për të shkuar te Roma, “SuperMario” duhet të pranojë një ulje drastike të rrogës në krahasim me atë që merr aktualisht te Nice.

Related posts

E BUJSHME/ Ironia e shortit të Champions-it, Barcelona futet mes Liverpool-it

Delo.autor

Merkato e “zjarrtë”/ Jose Mourinho kërkon mbrojtësin e Milanit dhe Interit

Isa.Autor

Trajneri GEGA nuk ndalet as në ditën e derbit, Partizani zbret në fushë para supersfidës

Isa.Autor

Leave a Comment