Futboll Seria A Sport

PROTAGONIST ABSOLUT PËR PIATEK/ Zbulimi i Serisë A falënderon për mbështetjen dhe…

Krzysztof Piątek ka qenë protagonist absolut i muajve të fundit të 2018-ës. Sulmuesi polak i Genoa-s ka zënë faqet e para të gazetave sportive italiane falë golave të tij.

Ai pritet të jetë një nga protagonistët e sesioneve të ardhshme të merkatos, me kuqeblutë që do të duhet të bëjnë shumë kujdes ndaj skuadrave të mëdha europiane, mes të cilave është edhe Barcelona, shumë e interesuar për sulmuesin e datëlindjes 1995-së.

Ndërkohë, vetë lojtari falënderon tifozët për mbështetjen dhe… pret të shikojë nëse Lega Calcio do të vendosë t’ia quajë atij golin e realizuar kundër Atalanta-s, që është cilësuar si autogol.

Në fakt, në ndeshjen kundër bergamaskëve Piatek ka shënuar me kokë, por devijimi i Toloit pas goditjes së tij është konsideruar si vendimtar, aq sa është quajtur autogol dhe jo gol. Prej këtu kanë nisur polemikat, me tifozët e Genoa-s që kanë bërë edhe një peticion për të bindur Lega-n të ndryshojë vendimin.

Nëpërmjet profilit të tij në Instagram, lojtari i kuqebluve i ka uruar 2019-ën të gjithëve dhe që viti i ri të sjellë shumë gola, duke përfshirë edhe atë që i është hequr.

“Dua të falënderoj të gjithë tifozët e shumë të Genoa-s dhe ata të Polonisë që kanë ndërmarrë këtë inciativë për kthimin e golit të shënuar kundër Atalanta-s”, ka shkruar Piatek në Instagram.

“I takon Lega-s të vendosë dhe ne do të duhet ta pranojmë me sportivitet vendimin, me shpresën që të ndryshojnë mendim. Gjithsesi, faleminderit të gjithëve për një 2018-të fantastike”.

Related posts

UEFA nuk i ndahet Skënderbeut, vjen dënimi i dytë

Sadik.Autor

TAKIMI I CHAMPIONS LEAGUE INTER-BARCELONA/ Luan mbrojtja më e mirë kundër sulmit më të madh (FORMACIONET)

Isa.Autor

Balotelli do qëndrojë te Nice, e konfirmon presidenti Rivere

Q.Autor

Leave a Comment