Futboll Premier League

Roma shfaq interes pët mesfushori belg të Manchester United,Marouane Fellaini

Mesfushori belg i Manchester United, Marouane Fellaini i është ofruar Romës, pasi që kontrata e tij skadon këtë verë. 30-vjeçari ka marrë disa oferta nga Turqia, përfshirë propozimet nga Galatasaray dhe Besiktas.

Megjithatë, Fellaini i ka vënë këto negociata në pritje pasi ai dëshiron të presë vendimin e Romës për situatën.   Fellaini nënshkroi për Manchester United në vitin 2013, duke kompletuar një lëvizje prej 32 milionë eurosh nga Everton. Megjithatë, nën menaxhimin e Mourinhos në Manchester United, Fellaini e ka gjetur veten në stol për shumicën e kohës, pasi ka bërë vetëm 13 paraqitje në ligë këtë sezon.

Fellaini pritet të jetë i grumbulluar për Belgjikën në Kupën e Botës këtë verë, me vendin e tij që do të përballet  kundër Panamasë, Tunizisë dhe Anglisë.

Përgatiti: AlpeNews.al

 

Related posts

Masa të rrepta, në Rusi policia ka të drejtën të qëllojë me snajper

Sadik.Autor

“CR7 MË KA THËNË SE…”/ Allegri zbulon bisedën me Ronaldo-n dhe i jep një urdhër ekipit

Delo.autor

Wenger uron Nottinghamin, shprehet i zhgënjyer pas eliminimit nga Kupa FA

Q.Autor

Leave a Comment