Formula 1

E premtja e zezë për kampionin e botës, penalizohet me 5 pozicione në garë

Piloti britanik i Mercedes, Lewis Hamilton, ështe penalizuar me 5 pozicione nga komisarët e garës së Çmimit të Madh të Bahrein, pasi ka zëvendësuar kambion e makinës së tij. Pavarësisht rezultatit që kampioni i botës në Formula 1 do të arrijë nesër në provat zyrtare, ai do të humbasë 5 pozicione në startin e garës. Edhe provat e lira të zhvilluara sot në pistën e Sakhir nuk kanë qenë shumë pozitive për Hamilton, që u rendit i katërti.

Ky ndryshim i kambios u krye para se të përfundojnë 6 gara dhe sipas rregullores, Hamilton do të humbasë 5 pozicione, çka kjo do ta bëjë edhe më të vështirë garën e tij mbrëmjen e së dielës. Për Ferrarin, që sot ishte më i shpejti në provat e lira dhe për pilotin gjerman Sebastian Vettel, ky është padyshim një lajm i mirë, një “asist” në duelin për titullin kampion. Nesër, ora 17:00, do të zhvillohen provat zyrtare dhe të dielën, po në këtë orë, gara.

View image on Twitter

Related posts

Wolff: 5 tituj radhazi për Mercedes, ja kush është më i bukuri

Isa.Autor

E BUJSHME/ Njihuni me pilotët më të pasur në historinë e Formula 1, ja shifrat faraonike

Delo.autor

Makina Red Bull e Ricciardo ndryshon motor, penalizohet për garën e Italisë

Isa.Autor

Leave a Comment