Futboll Sport

Roma vuan në “Olimpico”, ndërsa Genoa në transfertë!

Kualifikimi i Roma për në gjysmëfinalet e Champions League ishte diçka e shkëlqyer për klubin verdhekuq, por ata duhet të arrijnë një nga katër vendet e para në Serie A, që të luajnë në veprimtarinë elitare edhe në sezonin e ardhshëm.

Kundërshtari i radhës do të jenë Genoa, që me fitoren në javën e fundit u largua nga zona e ftohtë. Roma vjen nga barazimi 0-0 kundër Lazio në derbi, por edhe pse nuk fiton prej tre ndeshjesh në Serie A, me dy pikë të marra, ka mbrojtur vendin e tretë kur mbeten edhe gjashtë ndeshje para fundit.

Verdhekuqtë kanë pasur një ecuri të dobët në “Olimpico” gjatë kohëve të fundit ku ka fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet e fundit, teksa kanë ardhur edhe katër humbje, të gjitha me ekipe të mesit të renditjes dhe pikërisht ndaj ekipeve që nuk kanë asgjë për të humbur, skuadra e drejtuar nga Eusebio Di Francesco ka pasur më shumë probleme.

Genoa, pasi ka arritur katër rezultate pozitive radhazi me dy fitore dhe 2 barazime, është 11 pikë larg zonës së rënies nga kategoria dhe praktikisht sezoni i tyre konsiderohet pozitiv. Gjithsesi, Genoa nuk fiton jashtë fushe që nga muajin shtator. Ata kanë humbur 11 nga 16 transfertat që kanë bërë.

Ndërkohë, forma e Edin Dzeko në kohët e fundit ka qenë shumë e rëndësishme për Roma në këtë sezon. Boshnjaku ka shënuar 14 gola në këtë edicion të Serie A. Nga ana tjetër, qendërsulmuesi i Genoa, Gianluca Lapadula, ka shënuar dy gola në tre ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat.

Genoa ka shënuar vetëm tetë gola jashtë fushe në këtë edicion të Serie A, më pak se çdo ekip tjetër në Serie A, por ata mund të krenohen me faktin se kanë pësuar vetëm 10 gola. Gjithsesi, Roma ka barazuar vetëm 1 dhe ka fituar 11 ndeshjet e tjera të luajtur kundër Genoa në fushën e saj.

Related posts

SHKËLQEU ME SUEDINË NË BOTËRORIN PËR FEMRA/ Futbollistja shqiptare drejt klubit gjigant spanjoll…

Delo.autor

Jo vetëm krizë në Shkodër/ UEFA përfshin VLLAZNINË në kompeticionin Europian

Isa.Autor

SPEKTAKOLAR/ Usain BOLT konfirmohet si njeriu më I SHPEJTË edhe në… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment