Formula 1 Sport Të tjera

Dështimi i Mercedes vjen për shkak të vajit të motorit

Të gjithë pyesin se përse motori Mercedes nuk është më aq i fuqishëm sa sezonet e fundit, kur ishte i paarritshëm nga rivalët. Pyetje që e ka shtruar edhe vetë piloti britanik Lewis Hamilton, që jo vetëm nuk është më në gjendje të kapë “pole position”, por edhe në garë nuk arrin të jetë mes më të mirëve. Madje në garë Ferrari ka treguar se është më e shpejtë se Mercedes, ndërkohë që deri pak muaj më parë ishte e kundërta.

Edhe pse strategjitë apo makina e sigurisë ka vendosur fatin në dy gara, sërish Mercedes nuk ka qenë ajo që të gjithë janë mësuar të shohin në pistë. Mediat gjermane bëjnë me dije se shkak i kësaj paraqitje jo të mirë është vaji i motorit që përdoret këtë sezon, që është ai i vitit 2016. Pas akuzave që disa makina bënë gjatë vitit të kaluar, që u shprehën se FIA ka favorizuar Mercedes në përdorimin e një vaji që kishte fuqi shtesë, pati disa ndryshime në rregullore, e cila parashikon që makinat mund të konsumojnë 0.6 litra vaj për çdo 100 kilometra.

Për këtë arsye, FIA po bën kontrolle të rrepta për sa i përket konsumit të vajit të makinës, duke vendosur sensorë në serbatorin kryesor të makinave dhe duke kryer verifikime në serbatorët shtesë. Ndërkohë që këtë sezon, një motor duhet të zgjasë 7 gara, pasi çdo makinë ka të drejtën të përdorë vetëm 3 motorë gjatë gjithë sezonit (21 gara).

Related posts

Mbledhje emergjente në FSHF, Panucci rikthehet në Shqipëri për të monitoruar futbollistët e Superligës

Sadik.Autor

KAMPIONATI BOTËROR I XHUDOS NË JAPONI/ Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë

Delo.autor

HABIT bashkëshortja e ish-mbrojtësit të Realit të Madridit: Nuk kam më dëshirë të bëj s*ks

Delo.autor

Leave a Comment