Futboll Premier League Sport

Ronaldinho: Pogba mund të fitojë Topin e Artë

Ish futbollisti më i mirë i botës, Ronaldinho, ka thënë se Paul Pogba duhet ta respektojë trajnerin e tij nëse dëshiron të arrijë potencialin e tij të plotë.
Sipas Ronaldinhos, Pogba mund ta fitojë Topin e Artë nëse i kushton vëmendje Jose Mourinhos.

Çmimi i Topit të Artë është pronë e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos në dekadën e fundit.

“Ai mund ta fitojë Topin e Artë pa dyshim”, ka thënë Ronaldinho.

“Pogban e shoh si mik, jo vetëm si një tifoz i tij. Është i ri, i talentuar dhe ka aftësinë për të luajtur kudo, të jetë i lirë në fushë, të luaj si mbrojtës, mesfushor apo sulmues”.

“Ai e njeh stolin, sikurse unë te PSG me trajnerin Luis Fernandez, por nuk është e njëjtë, kur Jose Mourinho të thotë se duhesh të ulesh, duhet ta respektoni”.

Mendoj se Paul ka shumë për të mësuar nga Mourinho, i cili është një nga lojtarët më të mirë në botë, një trajner që ka fituar shumë tituj”.

Related posts

NE PO KRIJOJMË HISTORINË/ “Ulërimat” e lojtarëve të Ajaxit pas triumfit me Juventusin

Delo.autor

“The normal ones”, këta janë lojtarët më pak të paguar në Serinë A

Q.Autor

Shqiptarët detyrojnë dyqanin në Zvicër të heqë fanellat e Serbisë me Kosovën pjesë të saj

Sadik.Autor

Leave a Comment