Futboll Sport

Pacult ka një objektiv: T’ia shtyjmë festën e titullit Skënderbeut!

Kukësi do të luajë në Korçë, në kuadrin e javës së 31-të të Superiores. Pacult dhe të tijtë kanë një mision ekstra kësaj radhe, ta shtyjnë dorëzimin e kurorës së kampionit te Skënderbeu në një ndeshje të drejtpërdrejtë, si dhe ta shtyjnë festën e titullit në “qytetin e serenatave”. Në prag të këtij ballafaqimi, trajneri austriak i verilindorëve ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka nënvizuar ndër të tjera:

“Jemi të gatshëm si ekip i vendit të dytë për ta shtyrë festën e Skënderbeut, edhe pse e ka merituar titullin plotësisht këtë sezon. Na mungojnë disa pikë për qëllimin tonë dhe shpresoj t’i marrim. Të dielën nuk do të shkojmë në Korçë për t’i uruar titullin Skënderbeut, por për t’ia shtyrë festën.

Në shkurt, për fazën e tretë, kemi treguar se mundemi të përballemi me Skënderbeun, edhe pse nuk morëm atë që donim. Shpresoj të marrim atë që duam në një fushë të mirë si ajo e Korçës. Duhet të rikthehemi te loja që kemi bërë në fillim, me shumë pasime, duke dalë nga prapa në sulm.

Mendoj se për të gjithë futbollistët do të ishte mirë, nëse do t’ia prishim festën Skënderbeut. Është fakt që kemi pasur mungesa, si Shameti dhe Dzaria, që kishte probleme. Rrumbullaku po stërvitet me ekipin, por kemi treguar se edhe lojtrët që kanë zëvendësuar, kanë bërë shumë mirë. Ata që do të jenë të dielën, do të bëjnë më të mirën.

Koliçi? Do jetë i dobishëm sezonin tjetër, pa asnjë dyshim. Dua të them që si trajner, në një moment mora një vendim që më takon mua. Për fat të mirë, zëvendësimi që bëra në portë ishte pozitiv, por jam i lumtur që kam Frashërin dhe Koliçin në skuadër, pasi janë shumë të mirë të dy. Nuk kam marrë vendim kundër Koliçit, por kam bërë diçka për të mirën e ekipit. Nuk kemi pësuar shumë gola për faj të Koliçit, por ashtu kam menduar unë.

Alternativat? Nuk mund të ndryshojmë asgjë, pasi ka përfunduar data e merkatos dhe s’kemi çfarë të bëjmë tani. Si trajner duhet të kërkoj çdo gjë në çdo moment me alternativat që kam.
Soue apo Guri? Të dy janë shumë të mirë dhe të sigurtë me topin, me një drejtim shumë të saktë para portës. Kanë shumë nuhatje të dy. Guri ka përparësi më tepër në zonë, pasi lëviz më shumë dhe bën gjëra të papritura, si golat me Luftëtarin apo me Flamurtarin. E nxjerr golin nga hiçi.

Soue shënoi dy gola në Kukës, ku i pari ishte me një lëvizje shumë të bukur. Një sulmues si Soue çdo trajner do ta donte në ekipin e tij. Për sa i përket presionit, mendoj se lojtarët e dinë si është presidenti. Nëse të dielën luajmë lojën tonë, jemi në rregull. Atmosfera në skuadër është e mirë dhe s’kemi probleme. Për sa i përket rivalitetit, kam respekt për Dajën dhe e uroj për titullin kampion, pasi e di që nuk do t’ia lejojë vetes humbjen e titullit. Ky urim është për titullin, pasi të dielën do të fitojmë ne”.

Related posts

RIVESH DOREZAT NË VLORË/ Portieri Xhika: Do ta mbyll këtu, Partizani është shtëpia ime

Isa.Autor

Partizani rihap betejën për titull, Erzeni ndalet një set larg triumfit

Sadik.Autor

NDESHJA NDAJ KASTRIOTIT/ Trajneri Egbo: Objektiv kemi kalimin në finale, ja çfarë i thashë Licit

Delo.autor

Leave a Comment