Futboll

Ronaldo, Neymar, Coutinho, Botërori i Rusisë? Ja “skaneri” i Felipe Scolarit

Ish-trajneri i kombëtareve të Brazilit dhe Portugalisë, me një ndalesë të fundit në Kinë, Felipe Scolari, thotë se filozofia e klubit nga Bilbao duhet të respektohet, që Neymar mund të luajë në çdo ekip, edhe te Real Madridi, se Brazili është një nga favoritët kryesorë për të fituar Botërorin e Rusisë.

Çfarë dini për filozofinë e Athletic Bilbao, veçantinë e saj?
Është kultura e Athletic Bilbao dhe duhet ta respektoni atë. Ajo që ka bërë gjatë gjithë këtyre viteve, me një traditë të paluajtshme, është spektakolare, sepse kurrë nuk ka zbritur në Divizionin e Dytë. Athletic Bilbao qëndron gjithmonë me atë filozofi. Ajo duhet të mbahet dhe të vazhdohet në këtë mënyrë.

Marcelo Bielsa, të cilin e njihni mirë, ishte trajner te Athletic Bilbao. Çfarë referencash keni për të?
Ne dëgjohemi shpesh dhe flasim. E di që Bielsa dhe Heynckes, mes të tjerëve, e kanë trajnuar Athletic Bilbao. Ata janë trajnerë të karakteristikave të ndryshme, që punuan këtu dhe që bënë një punë shumë të mirë. Kam kontakte dhe miqësi me Bielsa dhe gjithmonë flasin për Athletic Bilbao.

Pas trajnimit në Kinë, ju jeni pa ekip. A do ta stërvitni Athletic Bilbao në të ardhmen e afërt?
Pse jo? Ky është një qytet i bukur, në “fluturim” të lartë me skuadrën e vet të futbollit. Trajneri që e trajnon Athletic Bilbao duhet të jetë i angazhuar në këtë filozofi. Nuk do të kisha asnjë problem të punoja me Athletic Bilbao. Do të ishte një nder për mua dhe një situatë e pazakontë.

Cristiano Ronaldo, të cilin e keni trajnuar me ekipin kombëtar të Portugalisë, ka eklipsuar Ligën e Kampionëve, së fundi edhe me një gol spektakolar…
Cristiano është i përgatitur për këtë. Golat e bukur janë një nga virtytet e tij të mëdha.

A nuk e shihni Ronaldon më shumë se një “9” në të ardhmen e afërt?
Jo, Cristiano nuk mund të luajë me Costa. Ai mund të luajë me dy sulmues, pa qenë pika e vetme referuese. Ai mund të luajë te Real Madridi edhe për shumë vite.

A e shihni Neymar te Real Madridi në të ardhmen e afërt?
Nuk e di, unë nuk jam drejtori sportiv i klubit. Neymar do të përshtatej në çdo ekip. Ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në botë.

A do të triumfojë Coutinho te Barça?
Coutinho ka shumë cilësi teknike, mund të luajë në pozicione të ndryshme, ka një goditje të mrekullueshme. Barcelona ka bërë një blerje shumë të mirë.

A është kombëtarja aktuale spanjolle teknikisht më e mirë se ajo e Brazilit, në vitin 2002?
Ekipi kombëtar spanjoll ka një koncept të madh të lojës në dy vitet e fundit, me trajnerin Lotepegui. Botërori i kësaj vere do të jetë prova e vërtetë. Ju po ndiqni një rrugë shumë korrekte dhe keni mundësinë përsëri të fitoni një titull. Në një Kupë Bote çdo gjë mund të ndodhë.

A e shihni Spanjën si favorite në Kupën e Botës së Rusisë?
Gjithkush mund t’i japë Brazilit më shumë shanse, sepse është një nga kombëtaret më të mëdha. Por, këtu përfshij edhe Spanjën, Francën, Argjentinën, Gjermaninë… Të gjithë do të jenë në gjendje të fitojnë, por Brazili është një nga kombëtaret e mëdha dhe favorite.

Related posts

PORTIERI ALISSON ASISTE SA YLLI STERLING/ Ja 10 statistikat më të “çmendura” të sezonin 2019-2020

Delo.autor

“TITULLI? NDESHJET VLEJNË 6 PIKË”/ Conte pas fitores: Kemi filluar të shohim gjysmën e rrugës, por duhet që…

Delo.autor

COVID-19/ Komiteti i Ekspertëve zbulon vendimet: Do lejohen tifozët në stadiume duke filluar nga…

Delo.autor

Leave a Comment