Formula 1

Red Bull më e shpejta në provat e lira, ngecin Vettel e Hamilton

Piloti australian Daniel Ricciardo me Red Bull është më i shpejti në pistën e Sakhir në përfundim të sesionit të parë të provave të lira në Formula 1, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Bahrein. Pilot ii Red Bull dha kohën 1’31”060 në pistën e ndërtuar në mes të shkretëtirës, duke qenë i pakapshëm për rivalët. Në vendin e dytë u klasifikua Valtteri Bottas me Mercedes, ndërsa në të tretin Kimi Raikkonen me Ferrari.

Dy protagonistët e garës së kaluar dhe pretendentët për titull, Sebastian Vettel (Ferrari) dhe Lewis Hamilton (Mercedes), zunë respektivisht vendet 4-5 në përfundim të sesionit të parë. Madje piloti britanik ishte më shumë se 1 sekondë i avashtë së Ricciardo. Ky sesion i parë i provave të lira u zhvillua me dritën e diellit, ndërsa sot në mbrëmje do të zhvillohet sesioni i dytë, me drita artificiale, që është njësoj me kushtet e garës.

View image on Twitter

Related posts

PILOTI BRITANIK NXITI FANSAT TË FILLOJNË NJË DIETË VEGANE/ Alonso kritikon Hamilton për hipokrizi: Nuk mund të hedhësh…

Delo.autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen “kërcënon” dominimin e Mercedesit në Bahrein

Delo.autor

Zyrtare/ Rregulla të reja në Formula 1, spektakli i garantuar

Sadik.Autor

Leave a Comment