Futboll Sport

TRADITA E CHAMPIONS-IT PO VAZHDON/ Zbuloni statistikën e veçantë të futbollistëve kroatë

Triumfi i Realit të Madridit përballë Liverpulit në finalen e Ligës së Kampionëve, ka vazhduar një traditë e cila nuk prishet prej plot 10 sezonesh. Të paktën një lojtar nga Kroacia ka arritur të shpallet kampion në Champions që nga viti 2013.

Kjo traditë u fillua nga Mario Manzukiç, i cili u shpall kampion me Bajernin në 2013, përballë Dortmundit në finalen e Londrës. Më pas me radhë, ishin Modriç (Real Madrid, 2014), Rakitiç (Barcelona, 2015), Modriç dhe Kovaciç për tre vite radhazi (Real Madrid, 2016, 2017, 2018), Dejan Lovren (Liverpul, 2019), Ivan Perisiç (Bajerni i Mynihut, 2020), Mateo Kovaçic (Çelsi, 2021) dhe së fundmi sërish Modriç në 2022 me Realin e Madridit.

kroacia

 

 

Nëpër portale kjo statistikë qarkullon si një fat i mirë për klubet, duke i sugjeruar pretendentëve të kenë një lojtar kroat në skuadrën e tyre.

Related posts

SAN MARINO-SHQIPËRI/ Edi Reja i beson treshes së sulmit Lenjani, Broja dhe Manaj (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Largohet nga Interi, ‘ylli’ i skuadrës zikaltër drejt Anglisë

Q.Autor

“NUK ISHTE PARË KURRË NJË GJË E TILLË”/ Gatusso për Italinë: Mancini ka meritën e madhe që ka zgjedhur…

Delo.autor

Leave a Comment