Moto GP

Rossi-Marquez, takim “kokë më kokë” për të sqaruar incidentin

Gara e fundit e Moto GP zhvilluar në Argjentinë ishte me shumë polemika, nga moment i fillimit të saj deri në kontaktin mes Marc Marquez dhe Valentino Rossit, 4 xhiro nga fundi.

Pikërisht ky incident mes dy prej pilotëve më të mirë në kampionat, që përfundoi me rrëzimin e Rossit, ka hapur shumë debate. Numri 1 i Moto GP, Carmelo Espeleteta, u shpreh: “Ishte një garë e komplikuar për shkak të motit të keq. Rossi është i anatosur, ndërsa Marquez ndihet i dërrmuar nga akuzat. I kuptoj të dyja palët. Për momentin nuk kam biseduar me asnjërin prej pilotëve”.

Loja psikologjike është e rëndësishme dhe duhet respektuar. Do të bisedoj me pilotët para garës së ardhshme, në Amerikë. Madje do t’i thërras të dy njëkohësisht. Marquez vjen gjithnjë, Rossi thuajse. Këto janë gjëra që ndodhin, pasi rivaliteti është i madh.

Marquez ishte më i shpejtë, bëri atë që bëri dhe nuk më takon mua ta gjykoj. Shumë gjëra kanë ndryshuar vitet e fundit dhe nuk jemi ne ata që marrim vendime dhe japim dënime, por do të bisedoj me pilotët për të sqaruar situatën dhe ulur tensionet, pasi kampionati është i gjatë”, tha Carmelo Espeleteta.

Related posts

MOTO GP “BOTËRORI 2019″/ Rossi nga PARAJSA në FERR, provat e lira konfirmojnë DOMINIMIN e spanjollit

Delo.autor

MOTO GP-“BOTËRORI 2019″/ Ja parashikimet e bastexhinjve për pilotët

Delo.autor

MOTO GP/ Pozitiv gjatë një testi antidoping, piloti italian dënohet me 18 muaj

Delo.autor

Leave a Comment