Champions League Futboll

E nis nga 3-0, habit Zidane: Ka mbetur edhe 50% e kualifikimit për t’u luajtur

Pas fitores 3-0 të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në Torino, Real Madridi ka më shumë se një këmbë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Juventusi është i thirrur për një përmbysje historike, që të shmangë eliminimin. Diçka thuajse e pamundur për të besuarit e Masimilliano Allegrit. Megjithatë, Zinedine Zidane i paralajmëron të tijtë para kthimit të ditës së nesërme, në “Bernabeu”.

Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri francez i “Los Blancos” tha se nuk dëshiron të mendojë më për ndeshjen e parë, të fituar 3-0: “Ne morëm një rezultat të mirë, por nesër do të jetë një tjetër histori. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, kemi bërë vetëm 50% të rrugës. Unë jam i interesuar vetëm për ndeshjen e nesërme, me bindjen se duhet të arrijmë në gjysmëfinale”.

Benzema është duke punuar mirë për skuadrën, por po përjeton sezonin e tij më të dobët ë aspektin e shënimit të golave. Zidane ka këtë mendim për këtë çështje: “Ai do të donte për të shënuar më shumë, por punon shumë për skuadrën. Eshtë stërvitur mjaft mirë. Karim nuk duhet të provojë asgjë, thjesht duhet të vazhdojë kështu”.

Zidane dëshiron të luajë çdo lojë me intensitet maksimal: “Ne gjithmonë duam të fitojmë, në çdo ndeshje e kompeticion. Na ka munguar vazhdimësia në këtë sezon, kryesisht në La Liga, por ky është një opinion personal. Real Madridi mendoni për diçka, që askush nuk e ka bërë kurrë”.

Protagonisti i madh i “Los Blancos”, Cristiano Ronaldo, u vlerësua maksimalisht edhe nga presidenti Perez. Trajneri francez avancon në këtë pikë: “CR7 është trashëgimtar i Di Stefanos. Unë nuk e imagjinoj dot Realin duke luajtur pa Ronaldon. Cristianon e admiron e gjithë bota”.

Duke qenë se ka luajtur në Seria A, me bardhezinjtë, Zidane bën një krahasimi mes futbollin italian dhe atij spanjoll: “Unë nuk mendoj se futbolli italian është i dobët, por futbolli spanjoll ka cilësi të jashtëzakonshme. Spanja është një nga vendet më të mira për të luajtur futboll”.

Nesër mbrëma, në “Bernabeu, mund të jetë ndeshja e fundit e Buffon në Champions. Zidane ka këtë vlerësim për ikonën e portës juventine dhe asaj të Italisë: “Ai është një njeri i madh, një lojtar i madh. Nuk e di se çfarë ka vendosur, por mbetet një figurë shumë e madhe e futbollit”.

Related posts

NGA “BENIAMINI” I DE BIEASIT TEK DËMTIMET/ Edy Reja nis ndarjen e skuadrës, ja strategjia e trajnerit

Delo.autor

TRANSFERIMET E BUJSHME TË AJAX-IT/ Shifrat marramendëse: Nga lëvizja e Ibrahimovic deri tek…

Delo.autor

Gjermanët kthehen në shtëpi: Na falni që nuk luajtëm si kampionë

Isa.Autor

Leave a Comment