Futboll La Liga Sport

Rrëfimi i Kasemiros: Dikur flija rrugëve, nuk kisha të holla për autobus…

Lojtari i përfaqësueses braziliane, Kasemiro, ka rrëfyer për revistën “Esquire”, disa nga çastet e vështira të jetës në Brazil. Mesfushori që po shkëlqen me skuadrën e Realit, është shprehur se shumë herë i është dashur të kalojë natën në rrugë, kur jetonte në Amerikën e Jugut.

“Ishte një kohë kur flija rrugëve, pasi nuk kisha të holla të mjaftueshme për të hipur në autobus”, u shpreh lojtari. Jeta e tij nuk ka qenë gjithmonë një sukses siç është tani. Atij i është dashur të përballet me varfërinë ekstreme në vendlindjen e tij. Brazili është një ndër shtetet që ka më shumë të papunë në kontinentin latin.

Por, jeta e tij ka marrë një kthesë befasuese, Kasemiro është shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë në botë, duke fituar dy Champions me skuadrën madrilene. Në verë, ai synon të fitojë edhe Botërorin me përfaqësuesen e Brazilit.

 

Related posts

SHKARKIMI NGA UNITED/ Mos u ÇUDISNI se nga cili klub vjen OFERTA e parë për Mourinhon

Isa.Autor

RISIA/ Barcelona do të rikthejë fanellën “e mallkuar” në sezonin 2019/20

Isa.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona i dha 10-n e Messit, Ansu Fati mund të largohet si “Jashtëtokësori”

Delo.autor

Leave a Comment