Futboll Sport

Kërcënon Trump: Na jepni Botërorin e 2026, në të kundërt nuk ju mbështesim më

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër deklaratë kontroverse e cila këtë herë ka të bëjë me sportin, konkretisht me futbollin. Numri 1 i Amerikës me anë të një statusi në rrjetet sociale ka kërkuar që e drejta e organizimit të Botërorit në vitin 2026 t’i jepet vendit të tij, Kanadasë dhe Meksikës.

“SHBA-të kanë aplikuar bashkë me Kanadanë dhe Meksikën për organizimin e Kupës së Botës për vitin 2026. Do të ishte një turp, nëse vendet që ne gjithmonë i kemi mbështetur do të lobonin kundër këtij propozimi. Pse duhet t’i mbështesim këto vende, kur nuk na mbështesin (duke përfshirë edhe në Kombet e Bashkuara)?”

Në “twitter” Trump ka kërcënuar se nëse kjo nuk ndodh atëherë do të humbasin mbështetjen e vendit më të fuqishëm në botë.

Related posts

REALIZOI NJË PERLË E VËRTETË/ Ish-Interisti shënon golin e javës në Copa Libertadores (VIDEO)

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Presidenti i PSG-së shet në Spanjë mesfushorin tek klubi…

Delo.autor

“DO MË PËLQENTE TË…”/ Befason Joshua, pas revanshit shënjestron duelin me Wilder dhe jo atë me Fury

Delo.autor

Leave a Comment